Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
INVESTIGIME

Shiu shemb rrugën Kukës-Bushtricë dhe nxjerr zbuluar 1.3 miliardë lekë “mirëmbajtje”, të tenderuara në 2024

P
Piranjat 5 February 2026, 12:26 · 3 min lexim
Shiu shemb rrugën Kukës-Bushtricë dhe nxjerr zbuluar 1.3

Ditën e sotme, pas një shiu në qarkun e Kukësit, u shemb edhe një tjetër rrugë.

Bëhet fjalë për aksin Kukës–Bushtricë, një aks për të cilin vetëm një vit më parë janë shpenzuar shuma të konsiderueshme parash.

Gazetarët investigativë të Piranjave vunë re se ARRSH, në datën 25.06.2024, ka hapur tenderin me objekt “Mirëmbajtje me performancë, rruga ‘Kukës – Bushtricë (Vasije)’”, me gjatësi totale 34 kilometra. Burimi i financimit: Buxheti i Shtetit. Vlera e këtij tenderi është 132,954,064.00 lekë.

Piranjat News zbulojnë se në garë morën pjesë 6 operatorë, por fituese doli kompania Be-SI sh.p.k. Menjëherë, Open Data e sinjalizoi këtë tender me flamur të kuq, për “skualifikimin e të gjithë operatorëve konkurrues, përveç fituesit / skualifikim i ofertës me vlerën më të ulët”.

Shiu shemb rrugën Kukës-Bushtricë dhe nxjerr zbuluar 1.3

Shiu shemb rrugën Kukës-Bushtricë dhe nxjerr zbuluar 1.3

Më tej, në detajet e tenderit, rezulton se 1 miliard e 300 milionë lekë do të përdoren për 48 muaj, sa zgjat kontrata, dhe vetëm për 34 kilometra rrugë.

Ndërkohë Piranjat News konstatojnë se drejtori aktual i Përgjithshëm, Gentian Gjyli, ka firmosur këtë tender, ndërkohë që sot kemi një aks ku shkëmbinjtë kanë pushtuar asfaltin.

Be-SI sh.p.k. është një kompani që ka si objekt studim, projektim, ndërtim dhe konstruksione të ndryshme, me administrator Mustafa Islamaj dhe aksioner Hamz Islamaj.

Shiu shemb rrugën Kukës-Bushtricë dhe nxjerr zbuluar 1.3

Rikonstruksioni i rrugës, e cila sot ka pësuar shembje masive me gurë, është vërejtur edhe në një tjetër tender të vitit 2021, për fshatin Marqinet, me objekt “Sistemimi, asfaltimi i rrugëve ‘Kodra e Miut’ dhe rindërtimi i fshatit 2 Marqinet”.Ky tender ka rënë në vëmendjen e KLSH-së, pasi diferenca në vëllimin e punimeve të deklaruara si të kryera rezultoi problematike.

Ndërkohë, autoriteti mbikëqyrës konstatoi pasaktësi në verifikimin e zbatimit të projekt-buxhetit.

Si rezultat i këtyre mangësive, kontraktori i punimeve përfitoi padrejtësisht.

Pas çdo shiu të rënë, vjen një shembje rruge dhe, bashkë me të, shembja e një investimi prej miliarda lekësh./Piranjat News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.