Shkaktoi aksidentin zinxhir dhe ishte në gjendje të dehur, arrestohet punonjësi i Bashkisë Gjirokastër

Policia ka arrestuar ditën e sotme një punonjësin e Bashkisë Gjirokastër, pasi përplasi ditën e djeshme katër automjete dhe plagosi tre persona.
Ai ishte duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip kamion në pronësi të bashkisë, ndërsa është përplasur me 4 automjete. Mbi të rënojnë akuzat për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës në Sektorin e Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në lagjen Varosh, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip kamion në pronësi të bashkisë, është përplasur me 4 automjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 3 shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Aksioni ndaj call-center në Tiranë/ I dyshuar për mashtrim kompjuterik, arrestohet 28-vjeçari

Nga nafta te ushqimet dhe punësimi, sa po humbin shqiptarët nga lufta në Lindjen e Mesme

EMRI/ Plagosja me armë zjarri në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Zjarri te “Arlis”/ Rama ndryshon deklaratë: Pallati do riparohet! Bonus qiraje për banorët

FOTO/ Aksioni i gjerë i kontrolleve në burgun e Peqinit, zbulohet se çfarë u gjetën nëpër qeli

Shpërndarësi i drogës u hakmor ndaj policit që e arrestoi, urdhëroi 39 vjeçarin t'i digjte makinën! Zbardhet "Porosia" në Vlorë (VIDEO)...

EMRAT/ Prokuroria e Fierit çon në gjyq 3 zyrtarë të IMT-së Divjakë për shpërdorim detyre





