Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Shkeli perimetrin e sigurisë, Policia Kufitare gjobit drejtuesin e mjetit lundrues në Ksamil

P
Piranjat31 July 2026, 12:10 · 2 min lexim
Shkeli perimetrin e sigurisë, Policia Kufitare gjobit drejtuesin e mjetit

Një mjet lundrues është bllokuar ditën e sotme nga policia pasi u filmua duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit.

Pas denoncimit të rastit nga qytetarët Policia Kufitare bëri të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit si dhe bllokimin e mjetit lundrues tip gomone, ndërsa sakaq ky i fundit u ndëshkua me një gjobë 500.000 lekë të rinj.

Policia Kufitare u bënë thirrje të rinjvë të zbatojnë rregulloren e vendosur, teksa kontrollet gjatë vijës begdetare vazhdojnë me synim garantimin e sigurisë për të gjithë pushuesit.

Njoftimi i Policisë:

Ksamil/ Shkeli me gomone perimetrin e sigurisë detare, në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit, me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e tyre, por u filmua nga qytetarët dhe u denoncua menjëherë në Policinë e Shtetit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë Kufitare dhe i Njësisë Policore Detare çoi në identifikimin e drejtuesit, bllokimin e mjetit lundrues tip gomone dhe ndëshkimin e drejtuesit të tij me gjobë 500.000 lekë të rinj. Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë së plazheve dhe rregullat e lundrimit. Çdo shkelje që cenon jetën dhe sigurinë e pushuesve do të konstatohet dhe do të ndëshkohet me masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë kontrollet intensive në të gjitha zonat bregdetare, me synim garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik. Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe pushuesit për bashkëpunimin dhe denoncimet e tyre, të cilat mundësojnë reagim të shpejtë ndaj çdo shkeljeje që rrezikon jetën dhe sigurinë në plazhe.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.