Shkeljet me tenderët me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj disa zyrtarëve të Bashkisë Divjakë dhe ka dërguar dosjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Në këtë proces gjyqësor do të përballen me akuzat: Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leccini dhe Elbareta Nishica.
Ndaj tyre është ngritur akuza për veprën penale “shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.
Kjo akuzë lidhet me dyshimet se zyrtarët kanë manipuluar procedurat e prokurimit publik duke favorizuar subjekte të caktuara, duke cënuar konkurrencën e ndershme dhe transparencën e procesit.
Sipas dosjes së SPAK, hetimi ka zbuluar parregullsi në tre procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale prej rreth 1 milion eurosh.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dosja “AKSHI”/ Del emri i Alqi Bllakos. SPAK gjen biseda për rrëmbim e dhunë që ish-deputeti i PS ka bërë me Ergys Agasin

Vdekja e hajdutit, policia zbulon shkakun

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy ''kokat'' e dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i grupit

Vrasja e 22-vjeçares palestineze në Tiranë/ Gjykata shpall në kërkim ndërkombëtar babanë e dyshuar pas refuzimit të ekstradimit nga Liban...

'Festuan Pashkët dhe lanë pas mbeturina'/ Pylli i Semanit mbulohet nga plastika

Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

Fluks i shtuar në Kakavijë pas festimeve të Pashkës, emigrantët kthehen në Greqi

“I maskuar me kapuç”/ I riu humbi jetën pasi mbeti i bllokuar në xhamin e dritares së banesës që po grabiste, vëllai i pronarit: Kur e gj...





