Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Berat, dyshimet

Dy banesa janë përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Çlirim” të qytetit të Beratit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur fillimisht në bahçet e dy banesave të pabanuara dhe më pas është përhapur me shpejtësi drejt ndërtesave, i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era.
Pas njoftimit të banorëve, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në banesat përreth.
Flakët rrezikuan edhe çatinë e një banese monument kulture, por zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme të mëtejshme.
Pranë vatrës së zjarrit ndodhej edhe një automjet tip “Ford”, i cili pësoi dëmtime në pjesën e përparme nga nxehtësia dhe flakët, por u largua në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda.
Grupi hetimor ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërsa ka dyshimet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kështjella, apartamente e llogari bankare/ Zbulohet pasuria marramendëse e Ermal Beqirit në Francë

Kompania e kryeministrit që prodhon makina me buxhet total rrogash 12 mijë euro në muaj

E rëndë në një minierë në Bulqizë, 40-vjeçari bie në furnel

Zjarr masiv në Drenovë të Mallakastrës, flakët përhapen me shpejtësi mes ullishtave

Flakët përfshijnë tokën bujqësore në Elbasan, izolohet vatra pranë zonave të banuara

Zjarr në Lezhë/ U vunë në rrezik banesat, flakët...

‘Do kuroja gjyshen e sëmurë’/ U kap me 500 mijë euro drogë në BMW, gjykata dënon ashpër shqiptarin

Pushimet në Tiranë kthehen në makth për turistët italianë: Sulmohen në rrugë nga 20 të mitur





