Shkuan për kontrolle/ Punonjësit e Task Forcës së Tatimeve mbahen peng në Golem, 4 të arrestuar

Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vihen në pranga administratori dhe 4 punonjës të tjerë të resortit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, shtetasit:
S. N., 34 vjeç, administrator i resortit;
Z. J., 56 vjeç, shef finance në resort;
A. K., 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit;
H. S., 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit;
B. A., 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Makina del nga rruga pranë Rubikut, dy të plagosur përfundojnë në spital

Vrasja e Edmond Sulës ende pa autor/ Hetimet zgjerohet te biznesi i kanabisit mjekësor në Maqedoni

Zjarri shkrumbon një shtëpi të pabanuar në Stan Karbunarë të Lushnjës/ Dyshohet për shkëndijë elektrike

Plagoset me çifte një person në Bulqizë, autori mendoi që qëlloi kafshët e egra që po i dëmtonin të mbjellat

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West





