AKTUALITET

Shkullaku: Intervista me Karçanajn nuk i shërbeu publikut, pse Duma se pyeti nga e mori shtëpinë

Piranjat Përditësimi i fundit 18 May 2026, 22:04
Shkullaku: Intervista me Karçanajn nuk i shërbeu publikut, pse Duma

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar mënyrën e zhvillimit të intervistës së Grida Dumës me Mirlinda Karçanaj në TCH.

Shkullaku u shpreh se duhet bërë dallim mes çështjeve të ndryshme, duke theksuar se mënyra se si mbrohen apo trajtohen figura të ndryshme publike tregon, sipas tij, edhe raportin me përgjegjësinë apo dyshimet për to.

Gazetari theksoi gjithashtu se detyra e medias është të ushtrojë presion për transparencë dhe të sigurojë që pyetjet thelbësore të adresohen, sidomos në rastet kur bëhet fjalë për hetime apo akuza të rënda penale.

Shkullaku theksoi se Duma nuk i bëri dot Karçanajt as pyetjen elementare, se e kujt ishte shtëpia që ajo mori?

‘Janë dy çështje të ndryshme.

Si mbrohet Karçanaj, Belinda, Berisha, Arben Ahmetaj është një çështje tjetër. Unë këtë thashë pra, teknologjia se si mbrohen ata, tregon për mua raportin me fajin dhe me krimin.

Ajo që ka të bëjë me intervistuesin, nuk ka lidhje fare se çfarë do të thoshte Mirlinda. Ajo që ka të bëjë me intervistuesen, Grida Dumën, në këtë rast, ka të bëjë me një fakt shumë të thjeshtë, që ne në zanatin tonë nuk mund të pranojmë, qoftë edhe me koston që doli keq apo mirë Karçanaj, që një intervistë të bëhet në kundërshtim me interesin publik.

Sepse interesi publik, në qoftë se merr vesh që kompania më e madhe, njësia më e madhe shtetërore që merr miliarda euro dhe që ka në dorë të gjithë të dhënat tona, drejtohet nga një bandë e organizuar kriminale, publiku ka interes të dijë deri ku shkon.

Këta akuzohen për grup të strukturuar kriminal. Mirlinda, Gys Agasi, Ermal Beqiri e kështu me rradhë. Dhe po të them, në qoftë se këta akuzohen për një gjë të tillë, unë, ndryshe nga ty, nuk kam interes të di sa fëmijë ka Mirlinda dhe kur është ndarë me burrin.

Unë kam interes të di si ka bashkëpunuar ajo, nëse është e vërtetë sipas SPAK-ut, me një organizatë të caktuar kriminale, të cilët marrin biznesmenë peng, vënë gjoba dhe vjedhin lekët e mia.

Kjo nuk u realizua se këtë e di unë që nuk u realizua mor burrë, ti e thua sikur e zbulove. Që nuk u realizua e dimë. Puna është pse nuk u realizua?

Dhe unë them që si gazetar, ne kemi të drejtën të themi që çdo gazetar, çdo koleg, ti, unë, tjetri, duhet patjetër t'i bëjmë presion që kur ka mundësi, punën e vet ta bëjë ashtu siç duhet.

Dhe pyetja është, që prapë nuk do t'i japësh përgjigje, Grida Duma e bëri punën e gazetares në atë emision apo nuk e bëri? Se si doli Mirlinda, doli mirë, doli keq, këto janë muhabete, rrimë deri në mëngjes dhe vazhdojmë.

Çështja është që vidhet, fshihet vjedhja dhe bëhen intervista dhe debate pikërisht për të mbuluar këtë vjedhje. Për t'i servirur publikut lot dhe çyrre dhe për ta zhvendosur nga banda kriminale.

Dhe nuk ka gazetar në botë që nuk i bën pyetjen e thjeshtë asaj tjetrës që e kujt është shtëpia që more? Kush ta dha këtë shtëpi? Kush ta dha? Kaq’, theksoi Armand Shkullaku në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?