AKTUALITET
"Shkundet" Janina/ Lëkundje tërmeti ndihen në jug të vendit, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Janinës.
Sipas të dhënave paraprake të Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u shënua rreth orës 23:10, me epiqendër 9 kilometra në perëndim-jugperëndim të Asprangelës dhe rreth 15 kilometra larg qytetit të Janinës.
Lëkundja ka pasur një thellësi të cekët fokale, rreth 5 kilometra, duke bërë që të ndihej më fort në zonën përreth epiqendrës. Banorë të Janinës dhe zonave të tjera raportuan shqetësim, ndërsa dridhjet u perceptuan edhe në jug të Shqipërisë.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Protestuesit “gdhendin” në bulevard kërkesën ndaj Ramës: Dorëheqje

Arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Greqi, akuzohet për tentativë vrasjeje

Nga dosja e AKSHI-t te arrestimi në Francë/ Kush është Ermal Beqiraj, biznesmeni i kërkuar nga SPAK

EMRAT/ Aksident i rëndë në Lushnjë, një i vdekur dhe një i plagosur

Raporti i DASH ‘nxiu’ Shqipërinë, protestuesja: Narkoqeveria bie kur qytetarët mposhtin frikën!

Përfshihet nga flakët Drejtoria Arsimore e Fierit

Arrestohet në Francë i shumëkërkuari i SPAK Ermal Beqiri, pritet ekstradimi në Shqipëri

Konflikt për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur dërgohen në spital





