Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v...
AKTUALITET

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve, shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

P
Piranjat10 August 2026, 07:53 · 2 min lexim
Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve, shtohen inspektimet, 4 pika

Qeveria planifikon të forcojnë kontrollin teknik periodik dhe inspektimet në rrugë, pasi Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore vëren se “një numër i konsiderueshëm i mjeteve” nuk u nënshtrohen kontrolleve vjetore.

Masat janë pjesë e planit të veprimit të strategjisë dhe synojnë të rrisin verifikimin e gjendjes teknike të automjeteve që qarkullojnë në rrjetin rrugor.

Dokumenti parashikon përmirësimin e sistemit të kontrollit teknik periodik dhe forcimin e kontrolleve të kryera në rrugë nga Policia Rrugore dhe Task-Forca. Për periudhën 2028–2029 parashikohen inspektime të përbashkëta dhe monitorimi i përqindjes së automjeteve që rezultojnë me mangësi teknike.

Strategjia kërkon gjithashtu përafrimin e procedurave shqiptare me kërkesat e Bashkimit Evropian për kontrollet teknike periodike dhe inspektimet rrugore.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të monitorojë “përqindjen e automjeteve që marrin rezultat negativ në kontrollin teknik”, sipas dokumentit.

Masat përfshijnë edhe automjetet e specializuara, përfshirë mjetet që transportojnë mallra të rrezikshme.

Në një masë të veçantë për transportin e rëndë, plani parashikon krijimin e “4 vendeve të sigurta për kontrollin e mjeteve të rënda”, ku do të verifikohen pesha dhe shpejtësia.

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të jetë përgjegjës për caktimin dhe rregullimin e këtyre pikave, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task-Forcën. Strategjia e lidh kontrollin e peshës së mjeteve të rënda me “mbrojtjen e investimeve publike”, përmirësimin e sigurisë rrugore, transportin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.