"Shoferi nuk ishte mirë", pasagjerja amerikane rrëfen çfarë ndodhi pak para se autobusi të përmbysej

Një nga pasagjeret që i mbijetoi aksidentit të rëndë të autobusit në hyrje të Tiranës ka rrëfyer momentet dramatike të udhëtimit. Ajo tregon se kishte vënë re sjellje të pazakonta të drejtuesit të mjetit pak para se autobusi të dilte nga rruga dhe të përmbysej.
Debora, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime, tha se ishte nisur drejt Tiranës pasi të nesërmen do të kthehej në SHBA. Sipas saj, gjendja e shoferit i kishte tërhequr vëmendjen gjatë udhëtimit.
“Rrugës pashë shoferin që bënte lëvizje, rrotullohej, nuk ishte mirë. Po shkruaja në telefon kur autobusi u përmbys", tregoi e mbijetuara.
Ajo rrëfeu gjithashtu se pasagjerët që ndodheshin në anën e majtë të autobusit pësuan dëmtimet më të rënda, ndërsa vetë shpëtoi pa lëndime pasi ishte ulur në anën e djathtë.
“Ata që ishin ulur në anën e majtë të mjetit morën dëmtime shumë të rënda. Shoferin e pashë që vdiq. Dëmtime të rënda mori edhe djali i ulur pas tij dhe një vajzë. Unë isha ulur në anën e djathtë dhe nuk u lëndova”, u shpreh Debora.
Rrethanat e plota të aksidentit mbeten nën hetim, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Policia mori zvarrë protestuesit, KSHH: Të respektohen të drejtat e qytetarëve dhe standardet e KEDNJ-së

Ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, AMP arreston punonjësin e policisë

Policia jep detaje zyrtare për aksidentin e rëndë të autobusit. Kush është shoferi 36-vjeçar që humbi jetën. Një fëmijë u ringjall në spi...

Detaje nga aksidenti tragjik në Tiranë-Durrës/ 5 pasagjerë në gjendje të rëndë, intubohet një fëmijë

Shqiptarët në revoltë/ Pas tubimit te Parlamenti, qytetarët bëjnë njoftimin: Në 19:00 protesta e 31-të

U dhunuan dhe u arrestuan nga policia, lirohen 6 protestuesit

Stuhi vere në Vlorë e Himarë, pushuesit lënë plazhet, rëndohet trafiku në rrugët e jugut

U shoqërua me forcë në komisariat, aktori Shkëlzen Bushi: Sikurse bën me mua mund të bëjnë me këdo





