Shokët vizatojnë memorial në palestrën e shkollës ku humbi jetën 17-vjeçari

Një tragjedi e thellë tronditi Durrësin më 3 prill, kur 17-vjeçari Florian Saraçi humbi jetën gjatë orës së edukimit fizik në shkollën “Gjergj Kastrioti”, pas një arresti kardiak.
Shokët e tij, të tronditur nga humbja, kanë vizatuar një memorial në murin e palestrës, duke e kujtuar Florianin me dashuri dhe mall. Përveç kësaj, ata i kanë dedikuar një këngë, ku shprehin dhimbjen e tyre dhe pakënaqësinë për vonesën fatale të ambulancës, që edhe pse spitali ndodhej vetëm pesë minuta larg shkollës, ambulanca dhe ekipi mjekësor nuk arriti në kohë.
Sipas shokëve, pak ditë më parë Florian kishte shprehur frikën se diçka mund t’i ndodhte zemrës së tij dhe kishte vendosur të mos luante më në orën e fizkulturës. Tragjikisht, parandjenja e tij u bë realitet, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e të gjithë atyre që e njihnin dhe e donin.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pak pas marrjes së detyrës, kreu i Policisë së Shtetit shkon në SPAK

SPAK kontrolle në burgun e Durrësit për telefona, në ‘sitë’ qelitë e Veliajt dhe Beqajt

Plehrat bëhen ‘mal’ pranë Ministrisë së Mbrojtjes, askush nuk i pastron

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të jetë nafta në vend

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjon Shkambi tërhiqet nga kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë në Apel

25% e mjeteve ngelin në kolaudim për janar-mars 2026, shkak kryesor shkarkimi i gazrave

Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun, Gjykata e Lartë kthen dosjen për rigjykim

“Lahuta e Malcís”, poema epike e botuar 89 vjet më parë nga At Gjergj Fishta





