Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

Shoku i fëmijërisë e ndoqi dhe e vrau me kallash, del fotoja e viktimës në Korçë

P
Piranjat 8 August 2026, 17:25 · 1 min lexim
Shoku i fëmijërisë e ndoqi dhe e vrau me kallash, del fotoja e

Dalin detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko, e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë. Mësohet se viktima dhe autori i dyshuar kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Autori i dyshuar rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa më herët është përfshirë në ngjarje të lidhura me armëmbajtjen pa leje dhe plagosjen.

Të dhënat e reja e bëjnë edhe më të ndërlikuar hetimin, pasi ende nuk dihet se çfarë ka shkaktuar përplasjen mes dy të rinjve që njiheshin prej vitesh.

Ndërkohë, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon kërkimet për kapjen e tij. Në disa zona janë ngritur postblloqe policie, ndërsa po kryhen kontrolle të shtuara në akset rrugore dhe zonat përreth.

Grupi hetimor po sekuestron gjithashtu kamerat e sigurisë në zonën e ngjarjes, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e lëvizjeve të dy të rinjve dhe dokumentimin e plotë të krimit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin dhe dinamikën e plotë të vrasjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.