Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Shoqatat e transportit publik letër dy ministrive dhe Bashkisë së Tiranës: Jemi në kushte të vështirë ekonomike, linjave iu rrezikohet shërbimi nga java tjetër

P
Piranjat10 April 2026, 14:57 · 5 min lexim
Shoqatat e transportit publik letër dy ministrive dhe Bashkisë së

Shoqatat e transportit publik në vend kanë paralajmëruar se pa ndërhyrje urgjente nga institucionet, nga java e ardhshme mund të ndërpritet shërbimi për disa linja urbane dhe ndërurbane.

Kërkesa:

LENDA: Kërkesë për informacion mbi vijimin e koordinimit institucional dhe për ndërhyrje urgjente në mbështetje të sektorit të transportit publik.

Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Në vijim të takimit të zhvilluar më datë 01.04.2026, ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve dhe përfaqësuesve të sektorit të transportit publik, po ju drejtohemi sërish në emër të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas dhe Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, për të kërkuar informacion lidhur me ecurinë e shqyrtimit të kërkesave tona, si dhe për të kërkuar ndërhyrje të menjëhershme emergjente në mbështetje të këtij sektori.

Deri në këtë moment, pavarësisht problematikës së rënduar dhe urgjencës së situatës, nuk është zhvilluar takimi vijues i premtuar për tu mbajtur me datë 07.04.2026, nuk kemi marrë asnjë reagim zyrtar, informacion konkret apo qëndrim institucional mbi mënyrën se si do të trajtohen kërkesat e paraqitura prej nesh dhe mbi masat që parashikohen për të ndihmuar operatorët e transportit publik. Kjo mungesë informacioni dhe mungesë reagimi po e rëndon më tej pasigurinë financiare dhe operacionale të subjekteve që ushtrojnë këtë veprimtari.

Siç është bërë e qartë edhe gjatë takimit, sektori i transportit publik ndodhet në një situatë tejet të vështirë ekonomike, si rezultat i rritjes së ndjeshme të kostove operative, në veçanti të karburantit, mirëmbajtjes, pjesëve të këmbimit dhe detyrimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me ofrimin e shërbimit.

Në mungesë të një ndërhyrjeje të shpejtë dhe konkrete nga ana e institucioneve përgjegjëse, operatorët nuk do të kenë mundësi financiare për të përballuar vazhdimin normal të aktivitetit nga java e ardhme. Për rrjedhojë nese institucionet nuk reagojnë, siç e theksuam edhe me lart, nga java e ardhshme do të vihet seriozisht në rrezik vijimësia e shërbimit publik për qytetarët.

Për këtë arsye, kërkojmë që të na vihet në dispozicion, në mënyrë sa më të shpejtë, një informacion i qartë mbi hapat që po ndërmerren nga institucionet përkatëse në lidhje me kërkesat tona, si dhe mbi afatet konkrete brenda të cilave pritet të ketë një vendimmarrje. Zvarritja e kësaj çështjeje për një kohë të pacaktuar e bën situatën të papërballueshme dhe e çon sektorin drejt pamundësisë reale për të garantuar shërbimin.

Ritheksojmë se kërkesa jonë kryesore, e paraqitur edhe pas takimit të parë, lidhet me nevojën për miratimin e një pakete emergjente mbështetëse, konkretisht me vendosjen e një mekanizmi të kompensimit financiar për karburantin sikurse VKM nr.225, dt 13.04.2022, në një nivel që të reflektojë rritjen reale të kostos dhe të mundësojë stabilizimin e menjëhershëm të situatës. Një masë e tillë është thelbësore për të shmangur reduktimin e flotës, uljen e frekuencës së shërbimit dhe përkeqësimin e mëtejshëm të funksionimit të transportit publik.

Njëkohësisht, mbetet i domosdoshëm edhe nisja pa vonesë e trajtimit të elementeve fiskale që rëndojnë mbi operatorët, përfshirë akcizën, taksën e qarkullimit dhe TVSH-në, me qëllim krijimin e një mbështetjeje më të plotë dhe më të qëndrueshme për sektorin. Megjithatë, për momentin, prioritet absolut mbetet ndërhyrja emergjente, pasi situata aktuale nuk pret dhe nuk mund të përballohet për një kohë të gjatë vetëm nga operatorët.

Sektori i transportit publik përfaqëson një shërbim me rëndësi të veçantë publike dhe sociale. Për pasojë, mosndërhyrja në kohë nuk prek vetëm operatorët ekonomikë, por cenon drejtpërdrejt interesin publik, qytetarët përdorues të këtij shërbimi dhe funksionimin normal të jetës urbane dhe ndërurbane. Për sa më sipër, kërkojmë:

Në pritje të një reagimi të shpejtë dhe konkret nga ana juaj.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas

Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.