Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

P
Piranjat 1 July 2026, 17:07 · 2 min lexim
Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit,

Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë pas kapjes në flagrancë në kohën që shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit.

Burimet policore bëjnë me dije se janë sekuestruar mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, shuma parash si dhe 3 telefona.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni i koduar “The Hill 2”. Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara për shitje, shuma parash, S-2 armë të ftohta dhe 3 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “The Hill 2”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në fshatin Rrashbull, dhe u arrestuan shtetasit D. R., 33 vjeç, dhe K. Xh., 27 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në mbi 100 doza, gati për shitje, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 armë të ftohta (1 shkop bejsbolli dhe 1 thikë) dhe 3 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.