EMRI/ Shpërthim tritoli në oborrin e banesës së 67 vjeçarit, detajet e para

Një shpërthim tritoli ndodhi rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së një 67 vjeçi, në fshatin Toç, Memaliaj.
Burime për Piranjat News bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Bujar Kapa, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Autorët e vendosjes së tritolit dogjën automjetin në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj", në afërsi të fshatit Qesarat.
Njoftimi i policisë:
Memaliaj / Informacion paraprak
Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj", në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet hetimore për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Godina totalisht e shkatërruar! Detaje nga ngjarja në Lezhë, ja nga çfarë u shkaktua shpërthimi

FOTO/ Lëvizte me pistoletë, lëndë eksplozive dhe mjet pa targa për të kryer një ngjarje kriminale, ky është Perikli Doçi!

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri

Arrestohet 37-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, parandalohet ngjarja kriminale!

Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi, automjete dhe tetë biznese të dëmtuara





