Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi, automjete dhe tetë biznese të dëmtuara

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ngriti në këmbë Lezhën pak para mesnatës së sotme.
Sipas bluve ka shpërthyer një bombol gazi në një biznes.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale në tre mjete të parkuara dhe 8 biznese ngjitur me vendngjarjen.
Njoftimi
”Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në bizneset ngjitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Laja trupin e saj të pajetë dhe më kujtohej kur e mora për herë të parë në krahë”, rrëqeth mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan ...

“Pa Papën e Vatikanit, nuk ka”- Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit: Kur u takuan në Tiranë, për të diskutuar për projekt-statutin e Kishës...

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars: 3-fishohen dhe elektriket

Këmbimi valutor për sot në shqipëri

Temperatura deri në 25 gradë, ja parashikimi i motit për sot





