Shpërthimi me eksploziv në derën e një banese në Tufinë, 3 vëllezër në kërkim

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 8 gushtit në lagjen “Tufinë” në Tiranë, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në derën e banesës së një 72-vjeçari.
Nga ngjarja pati vetem dëme të pakta materiale.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim tre vëllezër, të identifikuar me inicialet E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, të tre me precedentë të mëparshëm penalë.
“Dyshohet se shtetasit E. A., A. A. dhe M. A., më datë 08.08.2026, rreth orës 00:30, për motive të dobëta, kanë vendosur dhe shpërthyer një sasi lënde plasëse në derën e banesës së shtetasit J. M., duke shkaktuar dëme të pakta materiale”, bën me dije policia.
Sipas bluve, tre vëllezërit dyshohet se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndën plasëse për motive të dobëta, rreth orës 00:30 në derën e banesës.
Tre të dyshuarit janë shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tjetër atentat ndaj Noizyt? I vendoset eksploziv biznesit të reperit në Durrës

Tentoi të vriste me kallashnikov 38-vjeçarin në Spille, arrestohet i riu

“Kthehu në Shqipëri”/ Sulm ndaj gazetarit grek me origjinë shqiptare: Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh!

Shqipëria shpenzon 28.94% të PBB-së, më pak se vendet e rajonit dhe Evropa

Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër





