AKTUALITET

Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Korrik 2026, 12:14

Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më

Një në tre nxënës të arsimit bazë është larguar nga bankat e shkollës gjatë dhjetë viteve të fundit, ndërsa në arsimin e mesëm numri i tyre është përgjysmuar.

Kjo është panorama që paraqet raporti më i fundit i organizatës “Qëndresa Qytetare”, i hartuar mbi bazën e të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe INSTAT-it, i cili evidenton se sistemi parauniversitar në Shqipëri po përballet me pasojat e drejtpërdrejta të krizës demografike.

Raporti tregon se rënia e lindshmërisë, emigracioni i familjeve të reja dhe plakja e popullsisë nuk po reflektohen vetëm në statistikat demografike, por edhe në jetën e përditshme të shkollave.

Më pak fëmijë nënkuptojnë më pak nxënës, më pak klasa, mbyllje shkollash dhe një riorganizim të gjithë rrjetit arsimor, veçanërisht në zonat rurale dhe të thella.

Shifrat janë domethënëse. Në vitin shkollor 2014–2015, në arsimin bazë publik ishin të regjistruar 342,765 nxënës, ndërsa në vitin 2023–2024 ky numër kishte rënë në 228,833.

Brenda një dekade, sistemi ka humbur 113,932 nxënës, ose rreth 33% të popullsisë shkollore. Kjo do të thotë se sot mungon një në tre nxënës krahasuar me dhjetë vite më parë.

Situata paraqitet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm. Numri i nxënësve është ulur nga 125,517 në vitin 2014–2015 në vetëm 63,092 në vitin 2023–2024, duke regjistruar një rënie prej afro 50%.

Sipas raportit, kjo lidhet me efektin zinxhir të rënies së lindjeve, emigracionit dhe largimit të të rinjve nga vendi përpara përfundimit të arsimit të mesëm.

Tkurrja e numrit të nxënësve ka detyruar edhe riorganizimin e rrjetit arsimor. Në arsimin bazë, numri i institucioneve publike ka rënë nga 1,317 në 1,014, që do të thotë se 303 shkolla nuk funksionojnë më si një dekadë më parë, ose rreth 23% e tyre janë mbyllur, bashkuar ose riorganizuar. Në arsimin e mesëm, numri i institucioneve është ulur nga 381 në 351, një reduktim më i moderuar prej rreth 8%.

Raporti shpjegon se mbyllja e shkollave është bërë kryesisht në zonat me pak banorë, ku mungesa e nxënësve ka detyruar bashkimin e institucioneve ose transportimin e fëmijëve drejt shkollave më të mëdha.

Ndërsa në qytete ky proces është menaxhuar më lehtë, në zonat malore dhe rurale ai ka krijuar sfida për aksesin në arsim.

Një tregues tjetër i kësaj situate janë klasat kolektive, ku një mësues zhvillon njëkohësisht mësim për nxënës të klasave të ndryshme. Numri i tyre ka rënë nga 3,241 në vitin 2015–2016 në 2,253 në vitin 2025–2026, por ato vazhdojnë të jenë një realitet në shumë zona rurale.

Edhe numri i nxënësve që studiojnë në këto klasa është përgjysmuar, duke zbritur nga 35,843 në 17,864.

Raporti vë në dukje se kjo situatë ka pasoja edhe për mësuesit. Rënia e vazhdueshme e popullsisë shkollore do të ndikojë në planifikimin e nevojave për personel arsimor, organizimin e klasave dhe shpërndarjen e mësuesve, ndërsa në zonat ku klasat kolektive vazhdojnë të funksionojnë kërkohen aftësi dhe metodologji të veçanta mësimdhënieje, për të cilat ende mungon një sistem i plotë përgatitjeje.

Në themel të këtij zhvillimi qëndron rënia e lindjeve.

Sipas raportit, numri i lindjeve në Shqipëri ka zbritur nga 35,717 në vitin 2014 në 22,541 në vitin 2025, ose rreth 37% më pak. Kjo do të thotë se edhe në vitet e ardhshme sistemi arsimor pritet të përballet me breza gjithnjë e më të vegjël nxënësish.

Raporti i “Qëndresës Qytetare” arrin në përfundimin se arsimi nuk mund ta përballojë i vetëm këtë sfidë.

Sipas autorëve, tkurrja e popullsisë shkollore është pasojë e krizës demografike dhe kërkon politika afatgjata që lidhin arsimin me mbështetjen për familjet e reja, zhvillimin ekonomik, migracionin dhe planifikimin territorial. Në të kundërt, rënia e numrit të nxënësve do të vazhdojë të sjellë mbyllje shkollash, riorganizim të rrjetit arsimor dhe sfida të reja për mësuesit në të gjithë vendin. /ekofin.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan