AKTUALITET

Shpopullimi si argument i reformës, gjysma e popullsisë së vendit jeton në 7 bashki

Piranjat Përditësimi i fundit 25 August 2026, 09:06
Shpopullimi si argument i reformës, gjysma e popullsisë së vendit

Shqipëria pritet të kalojë nga 61 në 46 bashki, përmes konsolidimit të 28 bashkive ekzistuese në 13 njësi më të mëdha, një ndryshim që do të eliminojë 15 aparate administrative. Ky është propozimi i mazhorancës për reformën e re administrativo-territoriale. Efikasiteti fiskal dhe ulja e kostove janë ndër argumentet kryesore të projektligjit, por relacioni që shoqëron nismën nuk jep një vlerë të përgjithshme në lekë se sa do t’i kursejë buxhetit harta e re.

Sipas dokumentit, në territoret që nuk kanë më një masë të mjaftueshme demografike dhe ekonomike, kostot fikse të administratës arrijnë deri në dyfishin e mesatares për banor. Eliminimi i 15 aparateve paralele pritet, sipas hartuesve, të çlirojë fonde që mund të zhvendosen drejt shërbimeve dhe investimeve.

Megjithatë, kursimi nuk do të vijë domosdoshmërisht nga largimi në masë i punonjësve. Projektligji parashikon që gjatë ristrukturimit t’i jepet përparësi rialokimit të personelit drejt shërbimeve territoriale, sporteleve të integruara dhe strukturave të qyteteve përbërëse, në vend të largimeve, ndërsa gjatë tranzicionit garantohet vazhdimësia e pagave dhe marrëdhënieve të punës.

Nisma është depozituar në Kuvend nga një grup deputetësh dhe mbështetet në raportin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Sipas relacionit, 28 bashkitë e përfshira do të konsolidohen në 13 bashki, duke e ulur numrin kombëtar në 46.

Bashkitë e vogla kanë dyfish staf për banor

Sipas relacionit, një nga argumentet më të forta ekonomike të reformës është diferenca e kostos së administratës sipas madhësisë së bashkisë. Bashkitë e vogla kanë mesatarisht 26 punonjës bashkiakë për 1.000 banorë, kundrejt 16 në bashkitë e mesme dhe vetëm 13 në bashkitë e mëdha. Pra, në raport me popullsinë, aparati i bashkive të vogla është rreth dy herë më i madh se ai i njësive të mëdha.

Në të njëjtën kohë, njësitë e vogla kanë më pak mundësi për të mbajtur staf të specializuar dhe për të ofruar shërbime komplekse. Raporti thekson se madhësia nuk është faktori i vetëm që përcakton eficiencën, pasi ndikojnë edhe autonomia fiskale, pozicioni gjeografik, burimet njerëzore dhe qartësia e kompetencave.

42 bashki nuk mbulojnë as gjysmën e funksioneve

Problemi nuk lidhet vetëm me numrin e punonjësve. Sipas analizës që mbështet projektligjin, bashkitë financojnë dhe ushtrojnë mesatarisht vetëm 15,8 nga 34 funksione të matshme, ose 46,3% të tyre. Në 42 bashki mbulohen më pak se gjysma e funksioneve, ndërsa vetëm pesë arrijnë të mbulojnë 24 ose më shumë.

Diferenca sipas madhësisë është e dukshme: bashkitë me më pak se 10 mijë banorë mbulojnë mesatarisht 12,8 funksione, ndërsa ato me 50–150 mijë banorë arrijnë në 21,3. Raporti evidenton probleme në funksione si administrimi i pyjeve, ujitja dhe kullimi, arsimi parashkollor dhe mbrojtja nga zjarri.

47 bashki prodhojnë secila më pak se 1% të të ardhurave vendore

Argumenti tjetër është hendeku shumë i madh financiar mes bashkive. 47 bashki gjenerojnë secila më pak se 1% të të ardhurave të veta vendore në shkallë vendi, ndërsa Tirana e vetme realizon rreth 39% të totalit.

Sipas relacionit, një pjesë e konsiderueshme e njësive mbeten strukturalisht të varura nga transfertat e buxhetit qendror, çka kufizon autonominë e tyre financiare dhe mundësinë për të financuar funksionet që u cakton ligji.

Shqipëria ka 15,2% më pak banorë, gjysma jeton në vetëm shtatë bashki

Ndryshimet demografike janë një tjetër shtyllë e argumentimit për hartën e re. Censi 2023 regjistroi 2.402.113 banorë, 15,2% më pak se në vitin 2011, ndërsa mosha mesatare u rrit nga 35,3 në 42,5 vjeç dhe raporti i varësisë së të moshuarve pothuajse u dyfishua.

Në të njëjtën kohë, gati gjysma e popullsisë së vendit jeton tashmë në vetëm shtatë bashki, ndërsa një pjesë e zonave malore po përballen me plakje dhe tkurrje të vazhdueshme. Sipas relacionit, kjo do të thotë se baza demografike mbi të cilën u ndërtua harta territoriale e vitit 2014 ka ndryshuar ndjeshëm.

Bashkitë më të mëdha shihen si kusht për fondet e BE-së

Projektligji e lidh konsolidimin edhe me procesin e integrimit evropian. Relacioni argumenton se rreth 70% e legjislacionit të BE-së zbatohet në nivel vendor dhe se njësi me kapacitete më të mëdha administrative dhe teknike janë më të afta të përthithin fondet IPA dhe, në të ardhmen, fondet e kohezionit.

Sipas të njëjtit argumentim, bashkimi duhet t’u japë territoreve më të vogla akses në staf teknik, zyra projektesh, tregje dhe kapacitete investuese që ato nuk arrijnë t’i sigurojnë veçmas.

Ish-bashkitë mbeten “qytete”, por pa buxhet të veçantë

Harta e re nuk parashikon zhdukjen e emrave dhe njësive të brendshme të territoreve që bashkohen. Projektligji propozon strukturën Bashki – Qytet -Njësi Administrative, me gjithsej 71 qytete dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.

Ish-bashkitë që konsolidohen do të vazhdojnë si qytete përbërëse të bashkisë së re, me territorin dhe njësitë e tyre administrative, një nënkryetar të emëruar nga kryetari i bashkisë dhe përfaqësim proporcional në këshillin bashkiak. Por bashkia e zgjeruar do të mbetet njësia e vetme e vetëqeverisjes, me një kryetar, një këshill, një administratë dhe një buxhet.

Në këtë mënyrë, argumenti që shoqëron reformën është se më pak bashki duhet të nënkuptojnë administratë më eficiente, bazë më të madhe financiare dhe kapacitet më të lartë për shërbime, ndërsa struktura e qyteteve synon të ruajë përfaqësimin e territoreve që humbin statusin e bashkisë. Nëse projektligji miratohet, zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të zhvillohen mbi hartën e re me 46 bashki./ekofin.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?