Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre...
AKTUALITET

Shqipëria, e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin

P
Piranjat21 April 2026, 08:05 · 3 min lexim
Shqipëria, e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe

Shqiptarëve ju mungon thellësisht ndjenja e angazhimit qytetar dhe vullnetarizmit. Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në aktivitete vullnetare dhe në nisma të qytetarisë aktive që i takojnë vitit 2022 e vendosin Shqipërinë në fundin e listës në Europë.

Me vetëm 1.6% të popullsisë që deklaron se angazhohet në këto procese, vendi ynë tregon një shkallë shumë të ulët të ndjesisë komunitare dhe pjesëmarrjes sociale në krahasim me vendet e tjera të kontinentit.

Ky nivel është dukshëm më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila qëndron në 12.3%, duke dëshmuar për një shoqëri civile ende pak të mobilizuar.

Nëse shohim vendet e rajonit, Shqipëria mbetet sërish pas fqinjëve si Serbia dhe Mali i Zi, të cilët ndonëse me nivele të ulëta prej 2.2%, sërish reflektojnë një dinamikë më të lartë se ajo shqiptare.

Hendeku bëhet alarmant kur krahasohemi me vendet e Europës Veriore. Norvegjia, që kryeson listën, ka një shkallë angazhimi prej 51.1%, gjë që tregon se më shumë se gjysma e popullsisë atje kontribuon në mënyrë aktive në komunitet, ndjekur nga Holanda dhe Danimarka me shifra po ashtu shumë të larta.

Kjo renditje negative për Shqipërinë tregon se kultura e vullnetarizmit dhe besimi te roli i individit për të ndryshuar shoqërinë përmes “qytetarisë aktive” mbeten sfida të mëdha.

Ndërsa vendet e zhvilluara e shohin vullnetarizmin si një shtyllë kryesore të kohezionit social, në Shqipëri ky tregues mbetet minimal, duke reflektuar nevojën për nxitjen e frymës komunitare dhe përfshirjen e të rinjve në kauza sociale.

Por ndryshe nga vendet e tjera të Europës, Shqipëria ka një trashëgimi të hidhur të sistemit komunist ku puna vullnetare ishte e detyruar. Kjo ka krijuar një lloj sindrome ndaj termit vullnetarizëm, duke e parë si diçka pa përfitim personal, ndryshe nga vendet si Norvegjia apo Danimarka, ku vullnetarizmi shihet si përgjegjësi morale.

Gjithashtu, niveli i ulët i besimit te institucionet dhe te organizatat e shoqërisë civile bën që njerëzit të jenë skeptikë se angazhimi i tyre mund të sjellë një ndryshim real.

Niveli i u ulët ekonomik luan gjithashtu rol. Në një vend ku një pjesë e konsiderueshme e popullsisë lufton për të siguruar nevojat bazë, vullnetarizmi shihet si një luks. individët priren drejt kontributit social vetëm pasi kanë plotësuar nevojat ekonomike. Kur koha e lirë shpenzohet duke kërkuar burime shtesë të ardhurash ose në punë të pasigurt, hapësira për angazhim qytetar pa pagesë ngushtohet ndjeshëm.

Gjithashtu edukimi qytetar në sistemin tonë arsimor ka qenë shpesh teorik dhe i shkëputur nga praktika. Mungesa e programeve që nxisin nxënësit dhe studentët të angazhohen në komunitet që në moshë të hershme ka bërë që qytetaria aktive të mos jetë pjesë e rutinës sociale./Monitor.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.