Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025

P
Piranjat30 June 2026, 07:19 · 4 min lexim
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë mesataren e Bashkimit Europian, por tashmë jemi vendi i tretë më i shtrenjtë në Europë për prodhimet blegtorale.

Sipas të dhënave të Eurostat të publikuara së fundmi, çmimet qumështit dhe bulmetrave në Shqipëri ishin 135.6 për qind e mesatares së BE në vitin 2025 (BE27=100), pothuajse në të njëjtin nivel me Norvegjinë, me 135.7 për qind.

Shqipëria dhe Norvegjia renditen në kryer për nivelin e lartë të çmimeve në këtë grup produktesh, pas Zvicrës, e cila kryeson me indeksin 144 % e mesatares së BE-së, si vendi më i shtrenjtë në kontinent.

Shqipëria ka pasur veçanërisht një rritje të fortë gjatë katër viteve të fundit. Indeksi nga 112.3 në vitin 2022 arriti në 135.6 vitin e kaluar, duke bërë që çmimet e qumështit dhe vezëve të jenë 36% më të larta se mesatarja e BE-së.

Krahasimi me rajonin e bën diferencën edhe më të dukshme. Serbia kishte indeks 107.1 të mesatares së BE në vitin 2025, Kroacia 111.2, Mali i Zi me 95% të mesatares së BE-së, Bosnjë-Hercegovina 92 dhe Maqedonia e Veriut 89.6, me çmime ende më të lira se BE-ja.

Ndryshe nga vendet e pasura si Zvicra dhe Norvegjia, ku çmimet e larta shoqërohen me paga dhe fuqi blerëse shumë më të larta, në Shqipëri ky nivel çmimesh ka një peshë më të rëndë në buxhetet familjare. Kjo është veçanërisht e ndjeshme sepse qumështi, nënproduktet e tij dhe vezët janë pjesë e shportës ushqimore bazë dhe lidhen me mbarëvajtjen e shëndetit si te të rinjtë dhe të moshuarit.

Problemi nuk është vetëm se Shqipëria është më e shtrenjtë se rajoni dhe shumica e Europës, por se diferenca me mesataren europiane është zgjeruar ndjeshëm nga viti në vit.

Në vitin 2022 Shqipëria ishte ne mesin e 13 vendeve më çmimin më të lartë të bulmetit në Europë, në vitin 2024 ishte e pesta dhe në 2025 u rendit e dyta.

Tkurrja e numrit të krerëve të blegtorisë, kostot e larta të ushqimit për kafshët, dhe varësia nga importet për një pjesë të inputeve, kanë rritur presionin mbi çmimet. Teksa prodhimi shënoi rënie të fortë, nga ana tjetër kërkesa për bulmet u rrit nga flukset e turistëve.

Emigracioni dhe plakja e popullsisë në zonat rurale kanë ndikuar në rënien e fortë të krerëve. Në dekadën fundit sektori i blegtorisë është përgjysmuar. Por edhe fermat aktuale rrezikohen më tej pasi harmonizimi me standardet e BE-së kërkon investime që shumë ferma të vogla aktualisht nuk kanë mundësi t’i përballojnë, duke e bërë sektorin të brishtë dhe produktet më të shtrenjta.

Jo vetëm qumështi është më i shtrenjtë. Të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se çmimet e ushqimeve për herë të parë janë rreth 3% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian. Çmimet janë rritur me shpejtësi, nga 85% e mesatares së BE-së që ishin në 2022-n, në 99.6% në 2024-n, për të kaluar në 102.9% në 2025-n. / Monitor 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.