AKTUALITET

'Shqipëria ka nevojë për protestë, jo për heshtje'/ Malkaj: Artistët trajtohen si argëtim, jo si vlerë kombëtare

Piranjat Përditësimi i fundit 11 May 2026, 10:46

'Shqipëria ka nevojë për protestë, jo për

Aktori i njohur shqiptar Mehdi Malkaj ka bërë disa deklarata gjatë një interviste në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ku kritikoi mënyrën se si trajtohen artistët dhe intelektualët në Shqipëri, si edhe klimën politike e shoqërore në vend.

Malkaj kritikoi ashpër, luksin dhe shpërdorimin e pushtetit për spektakle e fasadë, ndërsa qytetarët dhe artistët mbeten të nënvlerësuar dhe nën presion. Ai ngriti shqetësimin se liria e fjalës është vetëm formale, pasi kritika ndaj qeverisë, sjell pasoja dhe frikësim.

Aktori denoncoi edhe heshtjen e intelektualëve dhe indiferencën shoqërore, duke theksuar se qeverisja ka kultivuar apati dhe bindjen “ç’më duhet mua”, ndërsa zërat kundërshtues lihen të izoluar. Për Malkajn, protesta dhe qëndresa qytetare mbeten e vetmja përgjigje ndaj një pushteti që,  shtyp kundërshtinë dhe shpërfill interesin publik.

E vërteta është kjo që neve artistëve na konsiderojnë si mjet argëtimi, jo si vlerë kombëtare. Jo Mehdiun, artistët flas në përgjithësi, të gjithë. Hajde se kemi aheng. Hajde se ka ardhur... E po e ç'u bë në shesh para disa ditësh? Sa mund të jenë harxhuar atje 200.000, 200 milionë dollarë janë harxhuar atje për gjithë atë luks që donte, udhëheqësi jonë i ndritur dhe i dashur i popullit shqiptar, jo vetëm për gjatësinë e tij, por dhe për gjatësinë e mendjes së tij, ore nuk e ke idenë se sa shumë e duam. E po, mund ta kem gabim këtë.

Se të gjithë intelektualët që thua zotërote, atë duan. Se u vjen turp që të shoqërohen me njerëzit që nuk janë, nuk janë të tillë. Jo. Se prishin biografinë. Se ky... Shiko i dashur, ky kryeministri, se aty fillojnë dhe mbarojnë gjërat. Ky kryeministri i dashur dhe i shtrenjtë i joni, ky thotë ti je i lirë të flasësh çfarë të duash edhe si të duash. Dhe ti flet. Të nesërmen i ke të pushuar nga puna të gjithë farefisin edhe ndonjë shok. Si jam i lirë unë? Si qenkam i lirë? Përse më trajton mua si? Kur them mua, nuk kam parasysh veten. Kam parasysh të gjithë artistët. Por, artistët vetë, që mezi pritën, mezi kishin pritur që të ikte Berti, ikën dhe ikën dhe u justifikuan me atë që po, hajde se tani iku Berti. Po mirë o, Berti iku për vete. Ti pse s'ndejte? Dhe ne që ndenjtëm, e na bënin presion, po ike, ik se na le nam. Ik ore se na le nam. Jo, ne qëndruam dhe ne jemi akoma qëndrestarë. E kupton?

Se u munduam që të të krijojmë një model midis të tjerave që njeriu duhet të protestojë.

Jo, duke mos i bërë bashkë, po, qëndrestarët janë të dënuar.

Publiku ka gjetur një fjalë dhe atë përdor. Po hajde, po ç'më duhet mua? Është kjo, është dominante në këtë vend që quhet Shqipëri. Po ç'më duhet mua? Ç'më duhet mua? Po pse? Po kujt i duhet kur ty s'të duhet, mua s'më duhet, atij s'i duhet. Kujt i duhet? Dhe me këtë, ai ka vënë në popull, ka vënë në gjumë një popull të tërë. Ç'më duhet mua? Është e tmerrshme.

Shiko, flitet shumë për intelektualët. Unë nuk e quaj veten intelektual, megjithëse kam lexuar shumë, lexoj, e kupton, dhe mundohem që të jem në korrent me ngjarjet që i ndodhin në vendin tim. Po ku janë këta intelektualët? Cili intelektual është ngritur me një grup njerëzish dhe ka thënë, o njerëz kam nevojë për ndihmën tuaj. Do bëjmë këtë, këtë, këtë, këtë, këtë. Ku, ku janë këta? Ke dëgjuar gjë ti që të ngrihen intelektualët?

Jo. Unë kam thënë një gjë, intelektualët, dhe atëherë kur ishim në protestë në oborr të teatrit, vinin, zgjasnin kokën, bënin një foto apo një filmim, e dërgonin diku, se ku e dërgonin e dinë ata, edhe iknin. Kjo kishte të bënte me paratë. E bënë punën e vetë. E nxirrte kokën atje edhe. Por ata djemtë e nënave dhe vajzat, edhe gratë që ishin aty në oborr të teatrit, e gdhin aty. Nuk erdhi një intelektual i shquar të thoshte, ore njerëz, do bashkohem edhe unë me juve. Jo, përkundrazi, hajde ikim, mos bëni budallallëqe, ikni, çfarë bëni, e kupton? E kupton që, më tha njëri, e kupton që ai e ka ndarë mendjen? E kuptoj, i thashë, po ti pse nuk e ndan mendjen? Ti pse nuk ke ndarë mendjen të... Se po e ndave mendjen ti, ikën mendja atij, nuk ndahet më, do ta marri bashkë të gjithë me vete. Është kështu. Dhe këtë e marrin kështu, të mbaruar. Por neve për fatin tonë të mirë, shyqyr Zotit që na e mbajti këtë Partinë Komuniste në këmbë, dhe jemi të fortë, si te xha Brahoja, se të fortë e kemi partinë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?