Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e ...

Sistemi gjyqësor në vend mbetet dukshëm nën standardet e Bashkimit Europian për sa i përket raportit të gjyqtarëve për banorë, sipas të dhënave të raportit të fundit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Sipas të dhënave të Komisionit Evropian për Efiçencën në Drejtësi (CEPEJ), mesatarja europiane është 21.9 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Në Shqipëri, ky tregues rezulton ndjeshëm më i ulët në të gjitha matjet e përdorura nga struktura gjyqësore.
Konkretisht, sipas strukturës organizative (dekreti), vendi regjistron 17.35 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Sipas organikës faktike, ky raport zbret në 14.32 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Ndërsa sipas organikës efektive, shifra ulet më tej në 12.73 gjyqtarë për 100 mijë banorë.
Në nivel organizativ, raporti i gjyqtarëve ndaj stafit administrativ që i shërben një gjyqtari në Shqipëri është 3.13, pra rreth 3.13 punonjës për çdo gjyqtar. Sipas organikës faktike, ky tregues rritet lehtë në 3.5 staf për gjyqtar, ndërsa në organikën efektive arrin në 3.9 staf administrativ për gjyqtar.
Në të gjitha rastet, Shqipëria mbetet nën mesataren europiane të CEPEJ-it, e cila është 4.12 staf administrativ për çdo gjyqtar. Edhe në këtë tregues, burimet mbështetëse për gjyqtarët mbeten më të ulëta krahasuar me standardin e Bashkimit Europian.
Ky hendek bëhet më i dukshëm në nivelin e strukturës organizative, ku diferenca ndaj mesatares europiane është më e theksuar. Numri i stafit jogjyqësor për 100 mijë banorë në Shqipëri për vitin 2025 është 50.16, sipas organikës faktike. Në krahasim, mesatarja europiane e vitit 2022 qëndron në 55.5 punonjës për 100 mijë banorë.
Të dhënat e KLGJ-së konfirmojnë se hendeku me BE-në mbetet konstant në vitet e fundit, ku në të gjitha skenarët Shqipëria qëndron nën pragun europian të CEPEJ-it. Kjo, ashtu siç theksohet shpesh në raporte, e vendos reformën në drejtësi përballë sfidës së kapaciteteve njerëzore, teksa rritja e numrit të çështjeve në gjykata e thellon presionin mbi sistemin ekzistues.
Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit referues (2025) kanë ushtruar efektivisht funksionin e gjyqtarit në gjykatat e të gjitha niveleve gjithsej 306 gjyqtarë. Në të njëjtën periudhë, kjo nënkupton se sistemi gjyqësor ka funksionuar me rreth 73.38% të kapacitetit të tij./Monitor
Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i cili synon të krijoj&...
Të shkruash për njerëz të shquar të ditëve tona është kënaqësi e madhe. Ndërsa të shkruash pë...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 80.7 lekë, në shitje me 81.9 lekë. Euro do të blihet me 95...
Lëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri po dominohen gjithnjë e më shumë nga gratë, sidomos nga vajzat dhe g...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushta...
Një incident detar është regjistruar pasditen e sotme në portin e Vlorës, ku një mjet lundrues tip skaf me flamur anglez ka mb&eum...
Një debat i fortë i ndodhur në një nga mbledhjet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, mes kryetares së KLP-s&e...
Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e ‘A SHOW’ me Adi Krastën, u shpreh se “Elefanti” në dhomën e SPAK-ut ...
Dy anëtarë të një bande të krimit të organizuar janë burgosur pasi policia bastisi tre adresa në Basildon dhe gjeti drog...
Edhe pse Gjergj Lekstakaj, ka dërguar disa emaile drejtuar në mënyrë të vazhdueshme Prokurorisë së Lezhës, ambasadë...