Lushnje/ Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia e Veriut, shkak ishte…
Një furgon me targa të Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune...
Një furgon me targa të Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune...
Vala e të nxehtit vijon edhe të shtunën, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40°C. Sipas Shërbimit Meteo...
DashiLajmet mund të përhapen shpejt, ndonjëherë nëpërmjet një thashethemi ose nga një burim i besueshëm. Ajo p&eu...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit. N&e...
Në përfundim të protestës së dytë kundër draftit për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj, protestuesit kanë nisur ma...
Në protestën e 69-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët përcollën një tjetër mesazh nga sheshi,...
Gjatë protestës së dytë në Memaliaj kundër draftit që synon shkrirjen e bashkisë, një prej qytetarëve pjes&eum...
Dhjetëra banorë të Memaliajt kanë dalë sërish në protestë, duke shënuar ditën e dytë të kundërs...
Qendra e emigrantëve e ngritur nga Italia në Gjadër të Lezhës vijon të jetë në qendër të debatit në Itali...
Berat Gjimshiti është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqipta...

Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta në Europë për lidhjen e popullsisë me sistemet e trajtimit të ujërave të ndotura.
Në vitin 2024, vetëm 12.6% e popullsisë rezultonte e lidhur me impiante që ofrojnë të paktën trajtim dytësor të ujërave të ndotura, sipas të dhënave të Eurostat. Treguesi mat pjesën e popullsisë së lidhur me sisteme ku ujërat e ndotura i nënshtrohen të paktën trajtimit biologjik, përpara se të shkarkohen në mjedis.
Të dhënat tregojnë gjithashtu një përkeqësim të fortë të treguesit në vitet e fundit. Përqindja për Shqipërinë ishte 33.6% në vitin 2018, ra në 30.9% në vitin 2020 dhe më pas zbriti në 12.6 % në vitin 2024.
Krahasuar me vitin 2018, pjesa e popullsisë së mbuluar nga trajtimi i ujërave të ndotura është reduktuar me 21 pikë përqindjeje, ose me rreth 63%.
Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria renditet në nivelet më të ulëta. Në vitin 2024, Serbia e kishte treguesin në rreth 15.5%, rreth 3 pikë përqindjeje më të lartë se Shqipëria.
Bosnjë-Hercegovina raportonte një mbulim prej 36.5%, ndërsa në Turqi rreth 61.1% e popullsisë ishte e lidhur me sisteme trajtimi të paktën dytësor.
Diferenca është edhe më e madhe me vendet e Bashkimit Europian. Mesatarja e BE-së arriti në 80.7% në vitin 2023, ose rreth gjashtë herë më shumë se niveli i Shqipërisë në të njëjtin vit.
Në Greqi, treguesi ishte mbi 95%, ndërsa në Gjermani, Holandë, Austri dhe Danimarkë pothuajse e gjithë popullsia është e lidhur me sisteme që kryejnë të paktën trajtim dytësor.
Të dhënat nxjerrin në pah mangësitë e mëdha të Shqipërisë në infrastrukturën e kanalizimeve dhe të përpunimit të ujërave të ndotura. Kapacitetet ekzistuese të impianteve vlerësohen të pamjaftueshme për të mbuluar popullsinë urbane, ndërsa një pjesë e tyre kanë funksionuar nën kapacitet ose kanë qenë jashtë pune.
Kjo rrit rrezikun që një pjesë e madhe e ujërave të përdorura të shkarkohet pa trajtimin e nevojshëm, duke shtuar presionin mbi lumenjtë, liqenet dhe zonat bregdetare.
Për vite me radhë, investimet publike në nivel qendror dhe vendor janë orientuar kryesisht drejt projekteve me efekte të menjëhershme vizuale, si sheshe, fasada, apo rrugë urbane, ndërsa investimet nën tokë, tek rrjetet e kanalizimeve dhe impiantet e pastrimit janë konsideruar nga pushteti qendror dhe vendor si projekte që nuk duken dhe nuk sjellin përfitime të shpejta elektorale.
Në të shumtën e rasteve janë investuar miliona euro për asfaltimin e rrugëve apo hapjen e blloqeve të reja banimi, pa u shoqëruar njëkohësisht me shtrimin e rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve. Kjo ka sjellë situatën absurde ku rrugët e reja ribëhen copë-copë pak vite më vonë vetëm për të kaluar tubacionet e ujërave të zeza./ Monitor
Të ardhurat e 10 televizioneve kryesore në vend arritën në rreth 6.8 miliardë lekë në vitin 2025, apo në rreth 70 mili...
Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga moti kryesisht i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme megjithëse në ...
Një 69-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Roskovec, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ishte i pranishë...
Një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pas një aksidenti me motor në autostradën pranë fshatit Fan, në Mirditë....
Një javë më parë, më 29 korrik, kur të gjithë bënin gati çantat e plazhit, dy përfaqësues të Raiff...
Një shtetas i huaj është plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen nr. 13 të Durrësit. Sipas in...
Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues (Jet Ski) dhe ndëshkon drejtuesin me mas&...
Është ekstraduar nga Kolumbia drejt Shqipërisë Saimir Rosales Rodriguez, i njohur me nofkën “Kimisti”, një nga persona...
Një i moshuar që mori pjesë në protestën para Kryeministrisë u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë q&eum...
Policia e Himarës ka shpallur në kërkim policor ish-policin Uljan Shpataraku. Ish-zyrtari policor një nga njerëzit më t&eum...