Shqipëria nën flakë, 25 vatra të reja zjarri u regjistruan këtë të enjte

Gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 10 vijojnë të jenë aktive.
Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar 454 forca operacionale, 47 automjete zjarrfikëse, 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni "Air Tractor".
Operacionet po vijojnë në zonën e Dajtit, Priskës, Mallakastrës, Elbasanit dhe Beratit, ndërsa autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara në shumicën e vatrave. Ndërkohë, zjarri në Kostren 2 të Beratit është riaktivizuar, ndërsa vatrat në Floq të Korçës dhe Shpërdhet–Drojë në Kurbin janë shuar.
Njoftimi:
Gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 10 mbeten aktive.
Përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura - në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 47 automjete zjarrfikëse dhe 454 forca operacionale. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë, avioni “Air Tractor” dhe 3 automjete zjarrfikëse të FA-së me personelin përkatës.
Në zonën e Dajtit vijon operacioni nga toka dhe ajri. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në fshatin Priskë, bashkia Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe pyjore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Në fshatrat Riban dhe Ngraçan, bashkia Mallakastër, zjarri po shkon drejt izolimit falë ndërhyrjes së forcave nga toka dhe ajri.
Në qarkun Elbasan vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës, Mjekësit dhe zonës së mbrojtur në malin e Valamarës. Vatrat në Shqiponjë dhe Mjekës janë nën kontroll, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Kostren 2, bashkia Berat, është riaktivizuar vatra e zjarrit dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e saj. Ndërkohë, zjarret në Floq, bashkia Korçë, dhe në Shpërdhet–Drojë, bashkia Kurbin, janë shuar.
AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin.
Lexo edhe
AKTUALITET
I ekstraduar pas 30 vitesh, zbardhet dosja e Sokol Hoxhës/ Si një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Pacolli për Aeroportin e Vlorës: Koha e emocioneve ka kaluar, do t’i drejtohemi arbitrazhit dhe drejtësisë

FOTO - Zbulohet rafineri kokaine në afërsi të Romës/ Mes të arrestuarve edhe shqiptari

Aksident në Vlorë, përplasen dy makina

Me 4 pistoleta “Glock” drejt Sarandës/ Dëshmia e 31-vjeçarit: Unë u nisa për pushime, ma futi shoku





