FOTO-LAJM/ Bregdeti i Dhërmiut i ndotur, turistët përballen me substancën ngjitëse
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se PPE mbështet plotësisht protestën rinore qytetare, për shkak të kauzës të saj të ...
Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcu...
Fillimisht protestuan për flamingot, por tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka nisur të th&...
Fillimisht protestuan për flamingot, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të broho...
Tirana, kryeqyteti shqiptar do të presë këtë të shtunë, 4 korrik protestën e 35-të masive, ku qytetarët kërkoj...
Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar. Sipas inf...
Në vitin 1942, ekonomisti austriak Joseph Schumpeter formuloi një nga konceptet më të rëndësishme të kapitalizmit modern: &ld...
Festimet për 250-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur në hijen e Mount Rushmore, nën v&eum...
Nga Lutfi Dervishi Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj...
Për shumë vite, Shqipëria u promovua si alternativa ekonomike e Mesdheut, një destinacion ku mund të shijohej deti me kosto dukshëm më të ulëta se në Greqi, Kroaci apo Itali.
Por vera e vitit 2026 po tregon se ky avantazh po zbehet gradualisht. Sidomos në jug të vendit, çmimet e akomodimit, shërbimeve dhe të argëtimit janë rritur në nivele që po i detyrojnë pushuesit shqiptarë të bëjnë më shumë krahasime para se të rezervojnë pushimet.
Dhërmiu, Jala, Himara, Ksamili dhe Saranda mbeten ndër destinacionet më të kërkuara, por njëkohësisht edhe më të shtrenjtat. Sipas tarifave të publikuara nga strukturat akomoduese për sezonin veror 2026, një dhomë dyshe në një hotel me 3 ose 4 yje në Himarë dhe Sarandë kushton zakonisht nga 80 deri në 150 euro për natë gjatë korrikut dhe gushtit.
Në Dhërmi dhe Jal, ku oferta është më e kufizuar dhe kërkesa më e lartë, çmimet luhaten zakonisht nga 120 deri në 250 euro për natë, ndërsa resortet dhe vilat premium arrijnë shpesh në 300-400 euro për natë dhe në raste të veçanta edhe më shumë. Çmimet dyfishohen për dhoma me kapacitete më të mëdha në rastet e familjeve me dy ose më shumë fëmijë.
Edhe tregu i apartamenteve turistike nuk konsiderohet më ekonomik si dikur. Në Ksamil, një apartament për katër persona kushton zakonisht nga 100 deri në 180 euro për natë gjatë sezonit të pikut, ndërsa pronat me pamje nga deti apo pranë plazheve kryesore arrijnë lehtësisht mbi 200 euro për natë.
Kjo do të thotë se vetëm akomodimi për një familje mund të kushtojë nga 700 deri në mbi 1,500 euro për një javë pushime.
Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të ketë një ofertë relativisht të kufizuar të hoteleve “all inclusive” krahasuar me Turqinë apo Egjiptin. Shumica e strukturave të këtij lloji ndodhen në zonën e Durrësit, Golemit, Shëngjinit dhe Velipojës. Paketat “all inclusive” për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë zakonisht kushtojnë nga 1,000 deri në 2,000 euro për një javë, në varësi të hotelit, periudhës së rezervimit dhe nivelit të shërbimit.
Megjithatë, edhe në këto raste, shumë operatorë turistikë vërejnë se diferenca me paketat e ngjashme në Antalia apo në resortet egjiptiane është bërë shumë më e vogël se në të kaluarën, ndërsa oferta e aktiviteteve, sipërfaqja e resorteve dhe numri i shërbimeve të përfshira shpesh mbeten më të kufizuara.
Kostot nuk mbarojnë me akomodimin. Në shumë plazhe private, një set me dy shezlongë dhe çadër kushton nga 15 deri në 30 euro në ditë, ndërsa në zonat më ekskluzive të Jalës dhe Dhërmiut çmimet arrijnë shpesh 40 deri në 50 euro. Për një familje që kalon shtatë ditë pushime, vetëm shezlongët mund të shtojnë 150-300 euro në faturën totale.
Edhe ushqimi po zë një peshë gjithnjë e më të madhe në buxhetin e pushimeve. Një drekë ose darkë për një familje me katër persona në zonat turistike kushton zakonisht nga 40 deri në 80 euro, ndërsa në restorantet më të frekuentuara pranë vijës bregdetare, fatura mund të kalojë lehtësisht 100 euro.
Nëse shtohen mëngjeset, pijet, akulloret, aktivitetet argëtuese dhe transporti lokal, shpenzimet ditore mund të arrijnë 70-150 euro edhe pa përfshirë hotelin.
Agjencitë turistike të kontaktuara thonë se janë këto kosto që e bëjnë pushuesin shqiptar më krahasues se kurrë më parë. Sipas tyre, në vend që të zgjedhë automatikisht bregdetin vendas, ai po krahason çmimet me Korfuzin, Halkidikin, Pargën apo paketat “all inclusive” në Turqi. Për një familje me katër anëtarë, diferenca mes një jave pushime në Jug të Shqipërisë dhe një pakete të organizuar jashtë vendit është ngushtuar ndjeshëm.
Në disa raste, sidomos kur rezervimi bëhet disa muaj përpara, një paketë në Turqi me fluturim, transfertë, ushqim dhe pije të përfshira mund të rezultojë me kosto të ngjashme ose edhe më të ulët se një pushim i organizuar individualisht në bregdetin shqiptar./ Monitor
Një 23-vjeçar shqiptar është dënuar me një vit burg në Angli, pasi u shpall fajtor për kultivimin e kanabisit. Pas d&e...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Siguria”, i zhvilluar në kuadër të rritjes së parametrave të si...
Një 52-vjecar shqiptar me shtetësi britanike, është dënuar me 2 vjet heqje lirie nga Gjykata e Sarandës për ndërtimin e ...
Zjarri që ka përfshirë mbrëmjen e djeshme, 3 korrik, malin e Shëngjinit vijon të jetë aktiv, ndërsa ekipet zjarrfikë...
Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar. Sipas inf...
Në vitin 1942, ekonomisti austriak Joseph Schumpeter formuloi një nga konceptet më të rëndësishme të kapitalizmit modern: &ld...
Në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur Subash, është regjistruar një aksident rrugor, ku nj...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, ku një 42-vjeçar ka humbur jet&eu...
Moto & Rock Festival, që po zhvillohet në Korçë mes muzikës, motorëve dhe mijëra pjesëmarrësve, ësht&eum...
TIRANË- Mijëra qytetarë kanë "pushtuar" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, aty ku ndodhen disa nga protestuesit e ndaluar pas protest&eum...