AKTUALITET

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë rritjen

Piranjat Përditësimi i fundit 24 August 2026, 12:54

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe

Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë nga një vend që eksporton fuqi punëtore, në një treg që po tërheq punonjës nga jashtë. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë një rritje të fortë të numrit të të huajve që jetojnë ligjërisht në vend, ku punësimi është tashmë arsyeja kryesore e qëndrimit, ndërsa India dhe Filipinet po zënë një peshë gjithnjë e më të madhe në flukset e reja. Në fund të vitit 2025, në Shqipëri rezultonin 32.163 të huaj me leje qëndrimi, me një rritje prej 46,6% krahasuar me vitin 2024. Vetëm një vit më parë numri i tyre ishte rreth 21,9 mijë, çka do të thotë se brenda një viti stoku i të huajve me leje qëndrimi është shtuar me mbi 10 mijë persona.

Rritja bëhet edhe më e dukshme nëse krahasohet me vitet e mëparshme. Grafiku i INSTAT tregon se në vitin 2021 Shqipëria kishte rreth 14,9 mijë të huaj me leje qëndrimi, në vitin 2022 rreth 18,2 mijë, në 2023 rreth 21,5 mijë dhe në 2024 rreth 21,9 mijë. Në 2025 numri kërceu në 32,2 mijë. Pra, në vetëm katër vjet, numri i të huajve me leje qëndrimi është më shumë se dyfishuar.

Mbi gjysma e të huajve qëndrojnë për punë

Ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me tregun e punës. Sipas INSTAT, 55,1% e lejeve të qëndrimit janë për arsye punësimi, duke e bërë punën motivin kryesor të pranisë së të huajve në Shqipëri.
Pas punësimit renditet bashkimi familjar, me 19,8% të lejeve, ndërsa 14,1% janë dhënë për arsye të tjera. Qëllimet humanitare përfaqësojnë 7,9% dhe studimi vetëm 3,1%. Shifrat konfirmojnë një fenomen që është bërë gjithnjë e më i dukshëm në ekonominë shqiptare: mungesa e fuqisë punëtore, e krijuar ndër të tjera nga emigracioni dhe ndryshimet demografike, po mbulohet në një masë në rritje përmes punonjësve të ardhur nga jashtë.

Shpërthim i numrit të të huajve nga Azia
Edhe pse Evropa vazhdon të ketë peshën kryesore, dinamika më e fortë po vjen nga Azia. Në fund të vitit 2025, 17.022 persona ose 52,9% e të huajve me leje qëndrimi ishin nga Evropa, me një rritje prej 18,5% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, numri i të huajve nga Azia arriti në 9.891 persona, duke u rritur me plot 117,6% brenda një viti. Të huajt nga Amerika, Afrika dhe Oqeania së bashku arritën në 5.250 persona, me rritje 73,4%.

Kjo zhvendosje shihet qartë edhe te vendet kryesore të origjinës. Kosova vazhdon të mbajë vendin e parë, me 6.284 persona, ose 19,5% të totalit. Italia renditet e dyta me 4.065 persona, ose 12,6%. Por menjëherë pas tyre tashmë renditen dy vende aziatike: India me 2.886 persona, ose 9% të totalit, dhe Filipinet me 2.401 persona, ose 7,5%.

Pikërisht këto dy vende kanë shënuar edhe ritmet më të larta të rritjes. Numri i shtetasve nga Filipinet është rritur me 136,1%, ndërsa ai i shtetasve indianë me 87,6% krahasuar me vitin 2024.
Kjo tregon se profili i emigracionit drejt Shqipërisë po ndryshon me shpejtësi. Krahas të huajve nga vendet fqinje apo nga Italia, që tradicionalisht kanë pasur një prani të konsiderueshme, po krijohet një komunitet gjithnjë e më i madh punonjësish nga vendet aziatike.

India dhe Filipinet, 1 në 4 aplikime për leje qëndrimi
Tendenca pritet të vijojë, nisur edhe nga fluksi i aplikimeve të reja. INSTAT raporton se numri i aplikimeve për leje qëndrimi gjatë vitit 2025 u rrit me 43,5% krahasuar me vitin 2024. Vetëm shtetasit nga India dhe Filipinet përbënin 26,6% të të gjitha aplikimeve, ose më shumë se një në çdo katër kërkesa. Struktura demografike tregon gjithashtu një prani të lidhur fort me tregun e punës. 65% e të huajve me leje qëndrimi janë meshkuj dhe 35% femra, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30-39 vjeç, me 24,5% të totalit.

Kombinimi i moshës aktive, dominimit të meshkujve dhe faktit që mbi gjysma e lejeve lidhen me punësimin përforcon profilin ekonomik të valës së re të emigracionit drejt Shqipërisë.

Rriten edhe të huajt me qëndrim të parregullt
Paralelisht me rritjen e emigracionit të rregullt, është shtuar edhe numri i personave të identifikuar me qëndrim të parregullt. Gjatë vitit 2025 janë identifikuar 1.926 të huaj të parregullt, nga 1.540 persona në vitin 2024, ose rreth 25% më shumë. Të dhënat e vitit 2025 japin kështu një sinjal të qartë për një ndryshim gradual të profilit migrator të Shqipërisë. Vendi vazhdon të ketë emigracion të lartë të shtetasve të vet, por paralelisht bizneset shqiptare po kërkojnë gjithnjë e më shumë fuqi punëtore jashtë vendit.

Rritja me 46,6% e të huajve me leje qëndrimi brenda vetëm një viti dhe, veçanërisht, dyfishimi i pranisë nga Azia tregojnë se importi i fuqisë punëtore nuk është më një fenomen periferik. Ai po kthehet gradualisht në një komponent të tregut shqiptar të punës, ndërsa mungesa e punonjësve vendas po ndryshon edhe hartën e emigracionit drejt Shqipërisë./ekofin.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?