Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj
AKTUALITET

Shqipërisë i duhen rreth 8.4 miliardë euro për t'u përballur me ndryshimet klimatike

P
Piranjat 3 September 2026, 15:27 · 1 min lexim
Shqipërisë i duhen rreth 8.4 miliardë euro për t'u

Shqipërisë do t’i nevojiten rreth 8.4 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme për t’u përshtatur me pasojat e ndryshimeve klimatike.

Shifra del nga dokumenti i ri i Kontributit Kombëtar të Përcaktuar, i miratuar nga qeveria dhe botuar në Fletoren Zyrtare, i cili mbështetet te Plani Kombëtar i Përshtatjes 2026–2036.

Në total parashikohen 66 masa me një kosto prej 9.8 miliardë dollarësh, ose afërsisht 8.4 miliardë euro.

Faturën më të madhe e ka zhvillimi urban, me rreth 2.72 miliardë dollarë, i ndjekur nga pyjet dhe kullotat me 2.13 miliardë dollarë. Për transportin parashikohen rreth 2.04 miliardë dollarë, ndërsa masat në sektorin e energjisë llogariten në rreth 1.96 miliardë dollarë.

Bujqësia kërkon rreth 678 milionë dollarë, ndërsa masat ndërsektoriale rreth 257 milionë dollarë.

Shpenzimet nuk do të shpërndahen në mënyrë të barabartë gjatë gjithë periudhës.

Sipas dokumentit, fatura vjetore pritet të arrijë kulmin në vitet 2033–2035, kur investimet e nevojshme parashikohen të kalojnë 1.2 miliardë dollarë në vit.

Masat përfshijnë mbrojtjen e qyteteve dhe infrastrukturës, përshtatjen e bujqësisë, menaxhimin e pyjeve dhe zjarreve, mbrojtjen e bregdetit, energjinë dhe transportin. Dokumenti vlerëson se sektorët urbanë, bujqësia dhe turizmi janë ndër më të ekspozuarit ndaj rreziqeve të ardhshme klimatike. /skyweb.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.