Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Shqiponjat” në vijën e parë! Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, çfarë po ndodh para Kuvendit të Shqipërisë

P
Piranjat27 July 2026, 08:46 · 2 min lexim
“Shqiponjat” në vijën e parë! Autobotë me

Masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm këtë të hënë përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të zhvillohet protesta e radhës qytetare, në të njëjtën ditë me seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni.

Në zonën përreth Parlamentit janë vendosur autobotë me ujë, barriera metalike dhe një gardh i gjerë policor, ndërsa dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në rreshtin e parë policorë ndodhen forcat “Shqiponja” dhe  FNSH.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në orën 08:00 përpara Kuvendit, duke e cilësuar protestën si një reagim ndaj asaj që e konsiderojnë shkëputje të institucionit nga interesat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Tubimi i kësaj të hëne shënon ditën e 58-të të protestave qytetare, të cilat kanë vijuar pa ndërprerje, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe pas përfundimit të sesionit parlamentar.

Ashtu si në protestën e 23 korrikut, edhe këtë herë autoritetet kanë marrë masa të shtuara sigurie për të shmangur incidentet dhe për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit.

Protesta zhvillohet në një moment simbolik, kur Kuvendi pritet të mbyllë punimet e sesionit parlamentar, ndërsa qytetarët protestues synojnë të përcjellin mesazhet e tyre kundër klasës politike dhe funksionimit të institucioneve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.