Një zhvillim me rëndësi të veçantë për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi u shënua në Tuz, ku tre subjekte politike shqiptare vendosën të bashkohen në një forcë të vetme politike me emrin Forumi Shqiptar.
Gjatë ceremonisë së bashkimit, kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, e cilësoi këtë vendim si rezultat të besimit të ndërtuar ndër vite, të suksesit në zgjedhjet e fundit dhe të bashkëpunimit të dëshmuar në nivel lokal e qendror. Sipas tij, krijimi i Forumit Shqiptar përbën një investim për të ardhmen e shqiptarëve dhe një kontribut të rëndësishëm në rrugën europiane të Malit të Zi.
Gjeloshaj theksoi gjithashtu se ky përfaqëson bashkimin më të madh politik të shqiptarëve në Mal të Zi, duke nënvizuar se nga shtatë subjekte politike shqiptare që kanë vepruar ndër vite, tashmë është krijuar një forcë e vetme politike.
Edhe kryetari i Unionit Nacional Shqiptar, Ferhat Dinosha, si dhe kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Ivan Ivanaj, e vlerësuan këtë bashkim si një moment historik dhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi.Krijimi i Forumit Shqiptar pritet të sjellë një përfaqësim më të unifikuar të shqiptarëve në institucionet vendore dhe qendrore, duke shënuar një kapitull të ri në organizimin politik të komunitetit shqiptar në Mal të Zi.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
31 May12:08
Korsia e emergjencës në autostradën Tiranë-Durrës nuk është më emergjence
Autostrada Tiranë–Durrës vazhdon të përballet me një fenomen që vë në pikëpyetje jo vetëm respektimin e ...
AKTUALITET
31 May12:05
Dyshohet se furnizonte me kokainë anëtarët e grupit të trafikut, 51-vjeçari kapet te zona e “Freskut”
Një person i cilësuar si furnizues me drogë i anëtarëve të një grupi trafiku në kryeqytet është arrestuar sot ...
AKTUALITET
31 May11:39
Monologu i propagandës javore të Ramës - Mundohet të shmangë Ballukun por BE ka shtuar kushtet
Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme me propagandë e mashtrime, në lidhje me procesin e integrimit në BE..Në podcastin e tij javore t&...
AKTUALITET
31 May11:32
Përplasjet e dhunshme në Zvërnec/ Kompania e projektit: Ndërpresim marrëdhënien me “Major Security”
Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka reaguar në lidhje me përplasjet e dhunshme të regjistruara gjatë protest&e...
AKTUALITET
31 May11:13
“Ia ke marrë dorën shitblerjes”/Qytetari ironizon Ramën: Sa mendon se shkon kjo toka
Një qytetar në rrjetin social "TikTok" ka ndezur një valë reagimesh me batuten e tij ndaj kryeministrit Rama.
Me një stil krejt&...
AKTUALITET
31 May10:36
Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe vuri në rrezik jetën e pushuesve në Karaburun, gjobitet drejtuesi dhe bllokohet mjeti
Policia Kufitare në Vlorë ka ndërhyrë menjëherë pas një denoncimi nga qytetarët, të cilët raportuan një m...
AKTUALITET
31 May10:17
Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua
Një aksident ka ndodhur në rreth-rrotullimin e Kolonjës mëngjesin e sotëm.
Një makinë tip “Audi” ka dal&eu...
AKTUALITET
31 May10:12
Një i arrestuar/ Kush janë rojet e “Major Security” që dhunuan protestuesit në Zvërnec, hetim zinxhirit drejtues të policisë
Një episod dhune i regjistruar paraditen e së shtunës (30 maj 2026), gjatë protestës në zonën e Zvërnecit, ka qën&e...
AKTUALITET
31 May10:00
Mashtrimi i Ramës/ Zinxhirët e buldozerëve dhe rrethimi i lagunës, shkelin ligjin në Nartë
Ekspertët e mjedisit dhe urbanistët i konsiderojnë të paligjshme punimet në Pishë-Poro-Nartë, të kryera pa një Vler...