Shqiptarët në revoltë/ Pas tubimit te Parlamenti, qytetarët bëjnë njoftimin: Në 19:00 protesta e 31-të

Sot në 19:00 do të mbahet protesta masive e 31-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.
Në mesditë qytetarët protestuan para Parlamentit, kur disa prej tyre u shoqëruan nga policia.
Ndërkohë, sot grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 31-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.
Lexo edhe
AKTUALITET
U dhunuan dhe u arrestuan nga policia, lirohen 6 protestuesit

Stuhi vere në Vlorë e Himarë, pushuesit lënë plazhet, rëndohet trafiku në rrugët e jugut

U shoqërua me forcë në komisariat, aktori Shkëlzen Bushi: Sikurse bën me mua mund të bëjnë me këdo

Aksidenti i rëndë / Ministria e Shëndetësisë jep detaje: 12 të shtruar në QSUT, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Avokati i Popullit debat me protestuesit: Ça kërkesash keni? Kemi nisur hetim për sjelljen e Policisë së Shtetit

Flet njëri prej protestuesve të liruar: Do vazhdojmë protestën paqësore! Çdo provokim nuk është pjesë e jona

Dritan Goxhaj: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit, u emërua nga Parlamenti i krimit

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj dhe një tjetër protestues





