“Shqiptarët po vdesin nëpër spitale”/ ‘Shpërthen’ gaazetari: Rama shpenzon 4.3 mln euro për tekat e tij

Gazetari Osman Stafa ka deklaruar se sistemi shëndetësor ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa qeveria, sipas tij, po shpenzon miliona euro për tekat e Edi Ramës. I ftuar në News 24, Stafa u ndal te situata në Spitalin e Gramshit, ku tha se mungojnë edhe materialet më bazë mjekësore, duke detyruar pacientët t’i blejnë vetë.
“Spitali i Gramshit nuk ka fasho, leukoplast, qytetarët blejnë vetë në farmaci edhe kateterin, pasi nuk po gjejnë as gjërat më minimale. Tani ia veshin protestës që po bëhet vetëm për mjedisin. Ne e duam mjedisin, por bëhet fjalë për jetën”, u shpreh ai.
Gazetari kritikoi ashpër edhe projektin “Kopshti Eden”, për të cilin tha se kushton 4.3 milionë euro, ndërsa qytetarët, sipas tij, nuk marrin shërbimet bazë shëndetësore.
“E kanë mendjen te Kopshti Eden, 4.3 milionë euro, vepra më e shëmtuar dhe çnjerëzore që mund të bëjë një kryeministër. Ka fëmijë jetimë pa ndihma, ka të sëmurë me kancer pa shërbime, nuk ka lente dhe çon 4 miliardë lekë te Eden për tekat e tij”, deklaroi Stafa.
Ai shtoi se projekti përfshin elemente dekorative, ndërsa, sipas tij, realiteti në spitale është krejtësisht tjetër.
“Kopshti Eden ka peshq japonezë dhe pemë që s’dihet prej nga vijnë, ndërton kopshtin e Parajsës kur shqiptarët vdesin në spitale”, përfundoi gazetari.
Lexo edhe
AKTUALITET
Sherr fizik mes dy të rinjve në Durrës, njëri përfundon në spital

Nis procedura e ekstradimit, fluturimi që “tradhtoi” Ermal Beqirajn në Francë

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, Klodiana Lala: Çfarë fshihet pas fluturimit mbi impiantin bërthamor?

Goditi me grusht eprorin që kërkoi ta transferonte, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake të Tiranës

EMRAT/ Policia jep detajet nga zjarri në Shkodër: Trupat u zbuluan nën rrënoja, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

Tragjedi në Shkodër! Banesa shkrumbohet nga flakët, humb jetën nëna bashkë me dy fëmijët

Seanca në GJKKO/ “Kam qenë kundër monopoleve”, Meta: Kërkoj që Rama të thirret si dëshmitar

Përfshihet nga flakët sipërfaqe toke në Bulqizë, u rrezikuan edhe banesa, ndërhyjnë zjarrfikësit





