Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Shqiptari arrestohet në Greqi pas një serie vjedhjesh, u zbulua nga tableti i grabitur

P
Piranjat11 July 2026, 18:05 · 1 min lexim
Shqiptari arrestohet në Greqi pas një serie vjedhjesh, u zbulua nga

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, i dyshuar për një sërë vjedhjesh në zonat e Evias dhe Fthiotidës. Sipas autoriteteve, ai kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Greqi në vitin 2021 dhe që prej asaj kohe nuk ishte pajisur me leje qëndrimi.

Sipas hetimeve, të enjten ai dyshohet se vodhi një automjet nga oborri i një banese në Edipsos dhe më pas u largua drejt Fthiotidës. Një ditë më vonë, ai hyri me forcë në shtëpinë e një mësueseje në Nea Anhialos, nga ku mori bizhuteri, ora, një kompjuter portativ, një tablet dhe sende të tjera me vlerë. Zbulimi i autorit u bë falë funksionit të gjurmimit të tabletit të vjedhur. Pasi pa vendndodhjen e pajisjes në zonën e Glyfas, pronarja njoftoi menjëherë policinë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se efektivët lokalizuan automjetin, ku gjetën një pjesë të sendeve të vjedhura. Nga verifikimet rezultoi se edhe makina me të cilën lëvizte 44-vjeçari ishte e vjedhur. Në momentin e mbërritjes së policisë, i dyshuari ndodhej në plazh. Ai tentoi të largohej me vrap sapo pa uniformat blu, por u kap pas një ndjekjeje të shkurtër dhe u vu në pranga.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.