Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Shqiptari i nxjerr syrin grekut pas sherrit!

P
Piranjat30 March 2026, 14:21 · 1 min lexim
Shqiptari i nxjerr syrin grekut pas sherrit!

Policia greke në Volos ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për plagosjen e rëndë të një shtetasi vendas pas një sherri. Ngjarja ndodhi pas një debati të ashpër, ku i riu dyshohet se e qëlloi kundërshtarin në sy me një pistoletë ajrore, duke i shkaktuar dëmtime serioze. I plagosuri u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas mediave greke, autori u lokalizua dhe u arrestua gjatë orëve të natës nga policia, teksa lëvizte me automjet. Gjatë kontrollit në makinë, efektivët gjetën dhe sekuestruan një kartëmonedhë 50 euro të dyshuar si e falsifikuar, çka çoi edhe në ngritjen e një tjetër akuze ndaj tij për qarkullim parash të falsifikuara.

Kontrollet vijuan edhe në banesën e 27-vjeçarit, ku policia zbuloi një arsenal armësh të ftohta, përfshirë 9 thika, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike kanabis. Autoritetet bëjnë me dije se i arrestuari do të dalë përpara prokurorisë së Volosit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.