Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Shqiptari: Zvicra me paga të larta dhe ushqime më të lira se Shqipëria

P
Piranjat10 April 2026, 16:07 · 2 min lexim
Shqiptari: Zvicra me paga të larta dhe ushqime më të lira se

Çmimet e ushqimeve në një supermarket në Bazel të Zvicrës po tërheqin vëmendjen për kontrastin e madh me Shqipërinë. Ndërsa në vendin tonë është raportuar rritje e vazhdueshme e çmimeve, shpesh e justifikuar me faktorë të jashtëm si lufta dhe krizat globale, në Zvicër një nga vendet me standardin më të lartë të jetesës dhe paga shumë të larta produktet bazë ushqimore rezultojnë dukshëm më të lira në krahasim.

Shqiptari: Zvicra me paga të larta dhe ushqime më të lira se

Ky realitet ka nxitur reagime dhe diskutime mbi funksionimin e tregut në Shqipëri, ku shpesh përmendet mungesa e konkurrencës së ndershme dhe prania e monopoleve.

Shqiptari: Zvicra me paga të larta dhe ushqime më të lira se

Publikimi i këtyre çmimeve synon të ndërgjegjësojë qytetarët mbi diferencat reale dhe të nxisë reflektim mbi mënyrën se si strukturohet tregu dhe çmimet në vend.

Mesazhi i qytetarit:

Këto çmime janë në një supermarket në Bazel, në Zvicër. Meqë në Shqipëri çmimet janë rritur prej luftës, sipas ministres, ja sa kushtojnë ushqimet në Zvicër. Dhe kjo është e tmerrshme, që Zvicra ka standardin më të mirë në botë dhe pagat janë shumë të larta, dhe kur vjen puna, ushqimet janë kaq të lira në krahasim me Shqipërinë, me vendin më të varfër në Europë.

Do të ishte mirë që ta publikoni, që edhe njerëzit t’i shohin vërtet çmimet reale sa janë, kur tregu është i pastër dhe ka konkurrencë tregtare, dhe jo monopol siç e ka vendi ynë i ndritur.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.