Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar, Ferdinant Hoti, trupi i të cilit u gjet brenda një automjeti të zhytur në lumin Tergola, në San Giorgio delle Pertiche, në Itali.
Hoti, banues në Mirano, u gjet i pajetë në sediljet e pasme të një Fiat Bravo të zi, pa targa. Trupi i tij ishte futur në një qese të zezë dhe ishte rënduar me goma automjetesh, në përpjekje për ta mbajtur të zhytur në ujë.
Sipas ekzaminimeve të para mjeko-ligjore, 35-vjeçari ishte qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt. Në momentin e ekzekutimit, ai kishte duart e lidhura.
Autopsia ka nxjerrë në pah edhe një tjetër detaj të rëndësishëm: Hoti kishte ndërruar jetë përpara se trupi të përfundonte në ujë. Në mushkëri nuk janë konstatuar shenja uji, duke përjashtuar mundësinë që ai të ishte mbytur.
Pronari i makinës nuk denoncoi vjedhjen
Një nga pikëpyetjet kryesore të hetimit lidhet me automjetin e përdorur për të transportuar dhe fshehur trupin.
Karabinierët kanë arritur të identifikojnë pronarin e Fiat Bravo-s përmes numrit të shasisë, pasi makina ishte gjetur pa targa në basenin e Tergolës.
Bëhet fjalë për një person që banon në provincën e Venecias dhe që nuk kishte denoncuar vjedhjen e automjetit.
Pronari është marrë në pyetje nga karabinierët, të cilët po përpiqen të zbardhin se si përfundoi makina në duart e autorëve dhe nëse ai ka ndonjë lidhje me ngjarjen.
Po rindërtohet mbrëmja e fundit e shqiptarit
Hetuesit po rindërtojnë lëvizjet e Hotit gjatë mbrëmjes së së hënës, 7 shtator, për të zbuluar se me kë është takuar dhe ku ka qenë para se të ekzekutohej.
Në të njëjtën kohë, po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, përfshirë kamerat e një punishteje druri pranë vendit ku u gjet automjeti.
Fakti që trupi ishte futur në një qese dhe ishte rënduar me goma, ndërsa makina ishte shtyrë në ujë, ka përforcuar dyshimet e hetuesve se bëhet fjalë për një ekzekutim të planifikuar dhe një përpjekje të qëllimshme për të zhdukur gjurmët.
Edhe zgjedhja e vendit ku u braktis makina po hetohet. Automjeti u pikas në orët e para të mëngjesit nga disa persona që po kalonin në zonë, vetëm disa dhjetëra metra larg një rrethrrotullimi të frekuentuar në Torre di Burri.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që autorët ta njihnin mirë zonën dhe karakteristikat e basenit të Tergolës.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e vrasjes, identifikuar autorët dhe përcaktuar rolin e personave të tjerë që mund të kenë pasur dijeni për ngjarjen.
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në fshatin Aliko, në Bashkinë...
SPAK ka zbardhur detaje të reja nga hetimi ndaj Belinda Ballukut, duke ngritur dyshime për një lidhje mes favorizimit të një kompanie n...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur të tjera detaje nga aksioni i fundit i SPAK, ku janë sekuestruar pasuri të reja. Sipas Lalës, ka dyshime...
Detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja makabër e të riut shqiptar Ferdinant Hoti në Itali, i cili u gjet i ekzekutuar me armë...
SPAK ka sekuestruar pasuri të reja në zonën e Palasës, në kuadër të hetimeve të dosjes “Balluku”. Ish...
Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit në zonën e Bagos, pranë Karpenit, ku janë riaktivizuar...
Një aksident është regjistruar pasditën e së mërkurës në Unazën e Tiranës, ku nga pamjet e publikuara nj&eum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur me datë 5 shtator 2026 në Durrës, në lagjen nr. 15, ku një kamion pë...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...