Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Është gjetur Bleona Mata”, deklarata që tronditi opinionin/ Avokati i familjes: Gënjeshtër dhe mashtrim i madh

P
Piranjat22 September 2026, 16:30 · 3 min lexim
“Është gjetur Bleona Mata”, deklarata që tronditi

Një deklaratë e bujshme për fatin e Bleona Matës ka rikthyer në vëmendje një prej rasteve më të mistershme të zhdukjes së një fëmije në Shqipëri. Avokati Alban Duraj deklaroi se Bleona Mata është gjetur dhe se ajo jeton në një vend të Bashkimit Europian, së bashku me prindërit e saj adoptues, një çift grek.

Por kjo deklaratë është hedhur poshtë kategorikisht nga avokati i familjes Mata, Idajet Beqiri. Beqiri e cilësoi deklaratën të papërgjegjshme dhe tha se Duraj nuk ka asnjë lidhje me çështjen e Bleonës.

“Jo vetëm që është e papërgjegjshme, por krijon probleme ligjore, e hedh organin e akuzës në një drejtim që nuk duhet të shkojë. Gjithashtu ka probleme të rënda me familjen, nënën e Bleonës, njerëzit e tjerë të dashur, vëllain e saj. Ua ngacmon plagën padrejtësisht. Ky person nuk ka lidhje, nuk e di pse është futur këtu”, u shpreh Beqiri.

Sa i takon nënës së Bleonës, Bukurie Mata, avokati tha se ajo është përballur ndër vite me teori dhe pretendime të shumta për fatin e vajzës së saj.

“Dikush thotë është martuar këtu, dikush e gjetëm këtu, dikush thotë është adoptuar. Ka plot teori. Me dhimbje i pret të gjitha, edhe këtë deklaratë, por e di që është një gënjeshtër, mashtrim i madh”, tha ai.

I pyetur nëse ka ndonjë informacion lidhur me vajzën që pretendohet se është gjetur, Beqiri e cilësoi deklaratën e avokatit Duraj si një “sajesë të turpshme”.

“Madje është vepër penale. Nuk dua të flas shumë për të, komuniteti ynë ka lloj-lloj njerëzish. U bë vetting gjithandej, por duhet bërë dhe brenda avokatëve. Çfarë nuk po dëgjojmë”, vijoi avokati.

Sipas Beqirit, hetimet për zhdukjen e Bleona Matës janë duke u zhvilluar në një tjetër drejtim dhe deklarata të tilla rrezikojnë të shpërqendrojnë vëmendjen nga puna e autoriteteve.

Për familjen Mata, pas më shumë se një dekade nga zhdukja e Bleonës, çdo pretendim i pakonfirmuar për vendndodhjen e saj rikthen dhimbjen dhe pasigurinë. Ndërkohë, mbetet për t'u verifikuar nëse deklarata e avokatit Alban Duraj mbështetet në ndonjë informacion konkret apo në prova të reja lidhur me çështjen.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.