Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Është ndërprerë kontrata me të cilën Rama abuzoi për 13 vite”/ Këlliçi: Njerëzit të lodhur, duan dorëheqjen

P
Piranjat24 July 2026, 18:04 · 2 min lexim
“Është ndërprerë kontrata me të cilën Rama

Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar ndaj fjalës së mbajtur sot nga Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS-së dhe anëtarëve të qeverisë.

Këlliçi shkruan se, Rama i’u shmang mesazhit të vërtetë të protestës, ndërsa shton se, qytetarët kanë dalë në protestë, sepse nuk duan të kenë të bëjnë më me Ramën.
Ai deklaron se janë përballur me afera të përditshme, lidhje me krimin, arrogancë, shpërfillje e shtypje.

Reagimi:

Edi Rama ju shmang mesazhit të vërtetë të protestës sot me një fjalim të gjatë, të mërzitshëm, përsëritës, pa ide.
Njerëzit nuk janë mbledhur prej gati 2 muajsh në shesh, nuk janë ngritur në revoltë që t’i japin atij një shans të korrigjohet. Qytetarët janë në protestë sepse nuk duan më të kenë të bëjnë me Edi Ramën.

Ai pati kohë 13 vite dhe shqiptarët e panë se qeverisja e tij ishte korrupsion, afera të përditshme, lidhje me krimin, arrogancë, shpërfillje e shtypje ndaj qytetarëve. Çdokush e ka bilancin e këtyre 13 viteve.

Shumica nuk e përmirësuan dot jetën por u bënë dëshmitarë të luksit të shfrenuar të Edi Ramës dhe rrethit të tij.
Pra nuk kemi të bëjmë me një keqkuptim që do rregullohet me dy dokumente. Kemi të bëjmë me një ndërprerje të kontratës me të cilën ai abuzoi 13 vite rresht.

Njerëzit janë lodhur, u ka ardhur në majë të hundës nga fjalime e marifete si sot. Kërkojnë dhe presin vetëm një akt:

Jepe dorëheqjen!

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.