Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Është studente ekselente, e birësuar nga një çift grek”/ Trondit avokati: Bleona Mata është gjallë

P
Piranjat21 September 2026, 16:35 · 3 min lexim
“Është studente ekselente, e birësuar nga një

Ditën e sotme në emisionin “Breaking me Fiori Dardha” në Top News ishte në një lidhje avokati Alban Duraj, i cili dha disa detaje të reja për rastin e Bleona Matës. Sipas tij, e ëma e Bleonës i ka thënë se e bija ndodhet në një vendet e Bashkimit Europian. Ajo është një studente ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek.

Avokati shton se zonja Bukurie nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, por në momentin që do të takohet me Bleonën, nuk do t’a lërë me aq.

Fiori Dardha: Një tjetër rast shumë i dhimbshëm, delikat që ka mbajtur të mbërthyer për vite me radhë qytetarët shqiptarë. E kam fjalën për rastin e Bleona Matës. Ju jeni investuar te ky rast dhe të rejat e fundit janë surprizuese.

Alban Duraj: Po është e vërtetë dhe komunikimi që kam patur me zonjën Bukurie, pra ka qenë fund qershori ose fillim korriku, dhe ajo është shprehur se jemi shumë afër gjetjes së Bleona Matës. Kjo vjen për faktin sepse është investuar me shumën e të ardhurave që u mblodh nga qytetarët shqiptarë lidhur me një thirrje publike që u bë për të mbledhur para për këtë.

Zonja Bukurie, pjesën e konsiderueshme të kësaj vlere e ka marrë nga qytetarët shqiptarë si dhe ka vendosur një diferencë tjetër sepse nuk ishin të mjaftueshme paratë. Ajo ka kontaktuar një agjenci e cila merret me investigimin e njerëzve të humbur. Ajo ka thënë se Bleona është në një nga vendet e Bashkimit Europian. Pra kanë arritur që t’a identifikojnë se ku ndodhet. Është studente, madje e shkëlqyer, ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek. Kaq më tha për momentin.

Fiori Dardha: Le të shpresojmë që të kemi një takim

Alban Duraj: Më siguroi që në momentin që do takohet me Bleonën, nuk do t’a lërë me kaq. Sepse të gjithë personat që kanë ndihmuar në zhdukjen e Bleonës apo ata zyrtarë që kanë vepruar apo nuk kanë vepruar për zbulimin e saj, ajo nuk do ta lërë. Ata do të mbajnë një përgjegjësi penale dhe do t’u drejtohemi Prokurorisë së Posaçme në mënyrë që të hetojë këtë çështje.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.