Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Shtëpia e barit në Peqin, nxjerr zbuluar policët! Kamerat fiksuan Romario Hasën, kryetari i fshatit nuk shkoi për kontroll

P
Piranjat 4 April 2026, 11:35 · 3 min lexim
Shtëpia e barit në Peqin, nxjerr zbuluar policët! Kamerat fiksuan

Shtatë efektivët e policisë, të cilët u pezulluan nga detyra për mosveprimet e tyre në parandalimin e shtëpisë së barit të gjetur në Peqin dyshohet se kanë lejuar Romario Hasën, vëllain e drejtorit të burgut Bilal Hasa për t’u larguar.

Kjo e dhënë del nga dosja hetimore për të cilën oficeret e policisë gjyqësore kanë shkuar të nesërmen e zbulimit të drogës duke marrë kamerat e sigurisë dhe duke sekuestruar telefonat.

Rezulton se punonjësit e policisë kanë sekuestruar një material filmik te banesa ku me datën 20 shkurt, pra një ditë pas zbulimit te drogës, në orën 16:49 minuta, një mjet i bardhë i llojit “Audi”, me targë AB737XR, i cili futet në brendësi të rrethimit të shtëpisë.

Nga drejtimi i këtij mjeti zbret një shtetas në moshë të re, me flokë ngjyrë të zezë, me mjekër të shkurtër të zezë, me atlete të zeza, me xhinse ngjyrë gri si të grisura në pjesën e përparme dhe një xhup të zi”.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se mjeti “Audi” me targa AB737XR është shtetasi Romario Hasa, banues në Kurtaj, Bashkia Peqin.

Por pavarësisht këtyre materialeve, policia ende nuk ka bërë ndalimin e tij pasi gjatë kontrolleve të kryere më vonë nuk është gjetur.

Para policisë ka dhënë dëshmi edhe kryetari i fshatit Kurtaj, Xhemal Xhameta, i cili ka treguar se me një grup pune ka dalë në terren për të verifikuar ambientet e hapura ku kishte dyshime për aktivitet të paligjshëm.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka treguar se nuk është afruar në banesën e familjes Hassa për shkak të disa problemeve që kishte pasur më herët me ta për çështje pronësie.

Ai ka treguar se nuk ishte në dijeni që atyre kultivohej drogë ku ka treguar se më herët babai i Bilal Hasës e ka përdorur për të grumbulluar jonxhë.

Për kultivimin e 4 mijë rrënjëve lëndë narkotike në ambient të mbyllur me llamba në fshatin Kurtaj, u shpallën në kërkim 4 persona, ndërsa në pranga përfundoi faturisti i OSHEE-së, 23-vjeçari, Erion Dogovelli, që më pas u liruar nga burgu me masë detyrim paraqitje.

Fillimisht për këtë ngjarje u dorëzua në polici drejtori i burgut të Rrogozhinës nën dyshimin se ambientet ishin në pronësi të tij, por pas verifikimeve rezultoi se magazina dhe ambienti ku kultivohej droga është në pronësi të vëllait të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Romario Hasa.

Më 19 mars, efektivët mësynë brenda ambienteve të magazinës ku gjetën dhe sekuestruan 1105 vazo ku ishin kultivuar bimë narkotike, një pjesë e të cilave u asgjësua me anë të djegies.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.