Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

'Shteti, lavatriçe'/ Saraçi: Jo vetëm në ndërtim, pastrimi i parave në supermarkete dhe kompani taksish

P
Piranjat 1 April 2026, 19:06 · 3 min lexim
'Shteti, lavatriçe'/ Saraçi: Jo vetëm në

Jo vetëm në ndërtim, pastrimi i parave po bëhet në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare. Madje vetë shteti është shndërruar në lavatriçe të pastrimit të parave, thotë Romir Saraçi, kryeredaktori i Syri Tv, i ftuar sot në studion e emisionit “Task Force’.

“Futja e parave të pista nuk është hapja e vendeve të punës por shkatërrimi i xhepave të shqiptarëve.  Paraja e pisët ka bërë deformimin e parikuperueshëm për 50 vitet e ardhshme për Shqipërinë. Shteti është shndërruar në lavatriçe e parave. Ndërtimet janë vetëm një sektor, por pastrami i parave ka vite që bëhet me VKM, ligje të posaçme, me status të investitorit strategjik. Është shteti i vënë në dispozicion të pastrimit të parave.

Çfarë është një kompani që kapital minimal e merr koncesion 100 milion euro ndërkohë s’ka as kapital as mjete, as kapital për të marrë kredi bankare për të vënë në shërbim të koncesionit.  Shohim kompani që lindin nga hiçi dhe marrin ndërtime rrugësh me kosto 10 milionë euro. Pastrimi i parave tashmë ka infektuar dhe biznese të përditshme si supermarketet dhe shërbimet e taksive. Një hetim i thjeshtë nga autoritetet tatimore mbi planet e biznesit dhe deklarimet vjetore të subjekteve do të mjaftonte për ta zbuluar

Ajo që është shqetësuese është fakti se sot po pastrohen para supermarkete. Mbahen supermarkete të cilat janë me humbje. Mjafton një, hetim prokurorie, një hetim pranë drejtorisë së tatimeve dhe të shohë planet e biznesit, deklarimet që bëjnë këto supermarkete në fund të vitit. Ndërkohë tregu i taksive ka njohur një lulëzim të paprecedentë. Tirana paraqitet si një rast unikal në Europë, me një numër disproporcionalisht të lartë kompanish taksie në raport me popullsinë, duke e renditur  këtë treg si mjetin më efikas për të pastruar para, pas industrisë së basteve.

“Ka lulëzuar sot në Shqipëri tregu i taksive.

Çfarë janë taksitë? Pas basteve, këto janë, këto janë mjetet më të mira për pastrimin e parave. Tiranë me 1 milion banorë, sa veta përdorin taksi në Tiranë, ndërkohë që janë qindra kompani taksish.

Andi Tela: Nuk ka asnjë kryeqytet evropian me këtë zhvillim taksish siç e kemi ne në Shqipëri. Nuk ka, nuk ka.

Eshtë me provë.  Ka kompani të caktuara në aeroportin e Rinasit, të cilët japin fatura stratosferike përsa i përket kur, kur t'i japin si faturë dhe kur bën si pagesë, bëjnë pagesa qesharake, domethënë çmimet më të lira në në Europë. Dhe çfarë sjellin të gjitha këto gjëra? Sjellin atë deformimin me pasoja të drejtpërdrejta te shqiptarët"

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.