AKTUALITET

“Shteti të garantojë sigurinë”, thirrja e fortë e protestuesve në Durrës pas vdekjes së dy fëmijëve

Piranjat Përditësimi i fundit 6 May 2026, 17:55

“Shteti të garantojë sigurinë”, thirrja e fortë

Banorët e Durrësit dolën sot në protestë para Bashkisë, pas aksidentit tragjik që u mori jetën dy fëmijëve të mitur në lagjen nr.15 të Spitallës. Ngjarja e së dielës ka tronditur komunitetin, ndërsa qytetarët kërkojnë masa të menjëhershme për sigurinë në rrugë dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Protesta u shoqërua me thirrje të forta ndaj institucioneve lokale dhe qendrore.

Një prej banorëve, duke folur para turmës, artikuloi qartë kërkesat dhe dhimbjen e komunitetit: “Dua t’u falënderoj të gjithëve, nga i madh te i vogël që keni marrë pjesë. Dua t’i rikujtoj çdokujt që ne kemi dalë për një vend më të sigurt, për fëmijët tanë dhe që lagjet të jenë të sigurta. Çdo lagje e Durrësit duhet të jetë e sigurt. Çdo masë të merret dhe çdo rrugë duhet të ketë kontrolle të shumta.”

Ai shtoi se përgjegjësia është individuale dhe institucionale njëkohësisht. “Çdo individ këtu është shofer, prind, dhe duhet të mbajë përgjegjësinë e vet. Dua t’i lutem bashkisë që të ndërtohen parqe për këta fëmijë”, tha ai.

Banori theksoi gjendjen e rëndë emocionale në lagje dhe frikën që ka kapluar fëmijët.

“Nga tragjedia që na ka ndodhur ne në lagje, lagjja jonë është në zi. Uroj që prezenca jonë të dëgjohet jo vetëm në Durrës, por në të gjithë Shqipërinë. Na kanë ikur dy engjëj, më të mirët. Uroj që fjala jonë të zërë vend këtë herë”, vijoi ai.

Ngjarja ndodhi kur Nikoll Radaçi, duke drejtuar një automjet tip “Benz ML” me shpejtësi tej normave, përplasi për vdekje dy fëmijë që po luanin në trotuar dhe plagosi një të tretë. Rasti ka rikthyer në qendër të vëmendjes mungesën e kontrollit në rrugë dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?