Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Shtrenjtimi i naftës fut në kolaps edhe transportin në rrethe, reduktohen me 60% autobusët

P
Piranjat15 April 2026, 15:51 · 4 min lexim
Shtrenjtimi i naftës fut në kolaps edhe transportin në rrethe,

Përveç kryeqytetit, reduktimi i transportit publik ka vijuar ditën e sotme edhe në rrethe.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban Dashnor Memaj tha për Monitor se sot numri i autobusëve në rrethet kryesore ku funksion transporti publik urban dhe interurban ka arritur deri në 60%.

Konkretisht sipas tij, në qytetin e Durrësit numri i autobusëve që ofrojnë shërbimin publik është reduktuar me 50%, në qytetin e Vlorës me 60%, në Berat me 60%, në Lushnjë me 50% dhe në Peshkopi me 40%.

Për sa i përket shërbimit të transportit ndërqytetas nëpërmjet linjave të furgonëve Memaj thotë se vijojnë me orare të reduktuara. Sipas tij ky shërbim prej kohësh gjendet në situatë të vështirë financiare nga rënia e numrit të pasagjerëve, një dukuri që është theksuar ndjeshëm pas pandemisë së Covid-19. Numri i pasagjerëve ndër vite është ulur deri 50%.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban Memaj thekson se shtrenjtimi i çmimit të naftës vështirosi edhe më tepër vijueshmërinë e shërbimit për rrethet. Ai thotë se shumë prej operatorëve në rrethe gjenden në presionin e pezullimit të shërbimit, deri në reagimin e institucioneve shtetërore për dhënie të kompensimit të naftës.

“Operatorët jo vetëm në rrethe, por edhe në Tiranë e kanë të vështirë të vijojnë normalisht shërbimin pa kompensim nga shteti, teksa çmimi i naftës është shtrenjtuar ndërsa numri i udhëtarëve ka rënë deri në 50%”, pohoi Memaj.

Sakaq që në orët e para të mëngjesit, pothuajse në të gjithë vendin është bllokuar lëvizja e qytetarëve me transportin publik.

Në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, nga rreth 200 autobusë për afro 50 linja transporti, kanë operuar vetëm 115 prej tyre. Mungesa e mjeteve të transportit publik krijoi radhë të gjata dhe pritja në stacione, ku sipas qytetarëve sot koha e pritjes për të marrë këtë shërbim, ka qenë dyfish më e gjatë. Në rrethe sipas shoqatave të Transportit Publik, sot numri i mjeteve të reduktuara ka arritur deri në 60%.

Në total, në të gjithë vendin funksionojnë rreth 450 linja të rregullta të transportit publik, një shërbim që ofrohet nga 250 operatorë.

Si Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dërguar disa letra ministrisë së Ekonomisë, ministrisë së Financave dhe Bashkive për vështirësitë financiare të krijuara pas shtrenjtimit të naftës.

Prej tyre edhe në takimin e zhvilluar më 1 Prill me ministren e Ekonomisë është kërkuar të zbatohet skema e ngjashme e vitit 2022, ku për shkak të krizës së çmimeve operatorët u kompensuan 6 muaj për naftën me 100 lekë për litër.

Në mungesë të reagimit të institucione për dhënie të kompensimit, operatorët zyrtarisht i kanë “duart të lidhuara” për rritjen e çmimit të biletës, me qëllim zbutjen e kostove nga shtrenjtimi I naftës. Si për transportin publik në Tiranë dhe në rrethe çmimet e biletës miratohen me udhëzim qeverie.

Por qytetarët pohojnë se në rrethe që pas nisjes së luftës disa operatorë kanë nisur të aplikojnë çmime deri 20% më të lartë. /Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.