Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Shtrenjtimi i naftës shton furnizimet vetjake për naftë në shtetet kufitare, çmimi deri 50% më lirë

P
Piranjat25 March 2026, 11:07 · 5 min lexim
Shtrenjtimi i naftës shton furnizimet vetjake për naftë në

Ashtu si gjatë krizës së çmimeve të vitit 2022, edhe tani qytetarët e zonave kufitare kanë rinisur të blejnë karburant për konsum vetjak jashtë Shqipërisë, kryesisht në Maqedoninë e Veriut.

Kjo ndodh për shkak të diferencave të çmimeve mes dy vendeve, ku nafta dhe benzina në Maqedoninë e Veriut tregtohen më lirë sesa në vend.

Sipas të dhënave të fundit (më 23 Mars) në Maqedoninë e Veriut çmimi për 1 litër naftë arriti 1.5-1.6 euro apo 143-150 lekë për litër. Benzina u tregtua me çmim 1.40 euro apo 134 lekë për litër.

Në Shqipëri prej ditës së enjte (19 Mars) çmimi i naftës në tregun e pakicës është 214 lekë për litër dhe benzina 199 lekë për litër. Krahasuar me çmimin e pakicës në Maqedoninë e Veriut nafta në vend  tregtohet rreth 50% më shtrenjtë dhe benzina 48%. Më lirë sesa në Shqipëri nafta po tregtohet edhe në Kosovë. Në 24 mars nafta arriti 1.8 euro për litër apo rreth 173 lekë për litër.

Altini i punësuar si kamarier pranë një restoranti në qytetin e Pogradecit, tregon se pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, shkon çdo javë në Maqedoninë e Veriut dhe furnizohet me naftë. Shkak i furnizimeve janë çmimet më të lira të shitjes së karburanteve.

Altini thotë se në Maqedoninë e Veriut po furnizohet me naftë me çmim rreth 160 lekë për litër. Ndërsa është duke shfrytëzuar edhe ofertën për siguracionin e makinës me çmim 50 euro në vit.

“Që prej rritjes së çmimit të vend kemi vijuar të zgjedhin furnizimet 1 herë javë apo 2 herë në javë sipas mundësive në Maqedoninë  e Veriut, si një mënyrë për të kursyer dhe për të siguruar karburantin për nevojat personale”, thotë ai.

Qytetarë të tjerë pohojnë se për shkak të fluksit të kërkesës në Maqedoninë e Veriut shumë pika të tregtimit me pakicë kanë nisur të zbatojnë kufizime në blerje jo më shumë se 10 deri 20 euro për furnizim.

Po ashtu, çmimi më i lirë po shihet si mundësi për furnizime vetjake edhe nga qytetarë të tjerë që shkojnë në qytetin e Ulqinit të Malit të Zi, ku nafta me pakicë po shitet me rreth 1.5 euro/litër.

Po pse çmimi i naftës në Shqipëri është më shtrenjtë sesa vendet e rajonit?

Përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve shpesh herë kanë përsëritur se taksat mbi naftën, që arrijnë rreth 50% të çmimit, ndikojnë në rritjen e tij mbi nivelin e vendeve të rajonit. Së fundmi, Shoqata e Hidrokarbureve propozoi reformë të taksës së qarkullimit, e cila paguhet aktualisht 32.4 lekë për litër, që pritet të sjellë ulje të menjëhershme të çmimit të naftës.

Më herët e pyetur nga gazetarët për faktorët që ndikojnë në çmimin e naftës, edhe ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj theksoi se një nga elementët kryesorë është taksa e qarkullimit, e cila në Shqipëri paguhet përmes çmimit të karburantit dhe jo përmes mjeteve, si në disa vende të rajonit.

“Kemi gjykuar që kjo taksë të paguhet përmes naftës, pasi pasqyron më mirë realitetin e qarkullimit të mjeteve. Ndërsa në vendet e rajonit paguhet nëpërmjet mjeteve dhe jo te nafta, dhe kjo e bën çmimin më të shtrenjtë sesa rajoni”, pohoi më herët ministrja Ibrahimaj.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen, mund të kemi një valë të re rritjeje të çmimeve të naftës.

Përveç vendimit për ngritjen e bordit të çmimeve në sektorin e hidrokarbureve, një mekanizëm i ngjashëm me krizën e vitit 2022, qeveria ka vendosur të ulë me 20% akcizën te karburantet.

Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve kjo masa fiskale do të sjellë një rënie të çmimit nga 8 deri 10 lekë për litër. /Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.