Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

P
Piranjat13 April 2026, 16:39 · 1 min lexim
Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet

447 të burgosur përfitues të amnistisë do të duhet të presin miratimin nga Brukseli. E ndërsa kjo amnisti e miratuar nga qeveria në dhjetor është parashikuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për tu diskutuar në komisionet parlamentare gjate muajt Prill, me gjasë kjo nuk do të ndodhë.

Burime qeveritare raportojnë se shtyrja e diskutimit të amnistisë vjen si pasojë e pritjes të një përgjigja e Komisionit Europian.

“Jemi në pritje të përgjigjes nga DGR në Komisionin Europian për draft-ligjin e amnistisë njësoj siç është duke u vepruar me projektligjet e tjera të cilat përpara diskutimit në parlament duhet të marrin aprovimin e Brukselit“, theksoi një burim qeveritar pas interesimit të Top Channel se përse kjo vonesë për ta diskutuar amnistinë në parlament.

Krahas 447 të burgosurve përfitues të kësaj amnistie ulje dënimi do të ketë edhe për   853 të burgosur të tjerë.

Ndërkohë nga Shërbimi i Provës amnistohen 5,077 të dënuar me masa alternative.

Projekt ligji amnistisë parashikon po ashtu se  duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale për plot 14 mijë procedime për vepra të lehta.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.