Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

“Shumë dosje të SPAK kërcasin”, Qyno: Ja pse puna e Prokurorisë ka rënë

P
Piranjat 7 April 2026, 07:14 · 2 min lexim
“Shumë dosje të SPAK kërcasin”, Qyno: Ja pse puna e

Gazetari Elton Qyno ka deklaruar mbrëmjen e sotme se shumë prej hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, kanë mangësi.

I ftuar në “Top Story” Qyno u shpreh se mungojnë prova, dëshmitarë, si dhe ka probleme të shumta me aktet e ekspertimit financiar.

Gazetari solli rastin e disa dosjeve, si ajo e Veliajt, Metës, apo tenderi Kardhiq-Delvinë, teksa tha se puna e SPAK ka rënë pasi një pjesë e madhe e gjyqeve shtyhen.

“Klodian Braho ka 3 muaj në krye të SPAK. Duhet ndalur më tepër se si do të funksionojnë këto dosje dhe si do të jetë rezultati në gjykatë.

Pjesa më e madhe ka shkuar në fazën e gjykimit dhe fillon përballja e palëve.

Deri në këtë fazë kanë qenë vetëm çfarë ka thënë Prokuroria, por në gjykatë është edhe pala tjetër.

Shikon një realitet tjetër, shumë dosje të SPAK kërcasin në shumë drejtime. Në prova, dëshmitarë, aktet e ekspertimit financiar.

Nëse akti nuk merret për bazë as nga gjykata, urdhëron tre ekspertë të tjerë për të mbajtur çështjen në diskutim akoma. Që tek dosja e zotit Meta që është kontestuar çështja e aktit financiar.

Vetë prokuroria ka caktuar në një rast ekspert të dënuar në një rast dhe shkoi në dënime qesharake.

Ka edhe shumë çështje të tjera që kontestohen. SPAK të çon në gjyq dhe të jep shumë pak material, kur vjen vetë në gjyq i paraqet gjykatës rreth 100 fashikuj, palët duhet të njihen të gjithë me materialet hetimore, prandaj zgjasin këto.

Erion Veliaj për këtë po zgjat se nuk ka marrë dosjen dhe s’ka kohë të lexojë 60 mijë faqe brenda një jave.

Duket sikur puna e SPAK ka rënë se një pjesë e madhe e gjyqeve shtyhen” – u shpreh Elton Qyno.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.