AKTUALITET

Si arriti të fitonte lirinë Lulzim Caka në Shqipëri dhe emri me të cilin jetonte në Greqi/ Çfarë u zbulua në vilën luksoze

Piranjat Përditësimi i fundit 12 September 2026, 21:46
Si arriti të fitonte lirinë Lulzim Caka në Shqipëri dhe emri

Lulzim Caka është emri i personazhit misterioz të arrestuar nga policia greke si kreu i grupit kriminal shqiptar pas trafikut të 84 kg kokainë nga Kolumbia përmes kërcejve plastikë të trëndafilave.

Caka i njohur ndryshe si “i tmerrshmi i Beratit”, është arrestuar bashkë me të birin, në një vilë ku janë zbuluar 2 kg kokainë, kimikate e pajisje paketimi të drogës, një pistoletë dhe një makinë luksoze.

Lulzim Caka rezulton person i shpallur në kërkim në Shqipëri, pasi është liruar në mënyrë të paligjshme nga burgu në vitin 2019, ku vuante dënim me 25 vjet burg për disa vrasje. Caka, i cili në Greqi njihet edhe me emrin e dytë John Franco, prej largimit nga Shqipëria jetonte në shtetin helen. Pikërisht në vitin 2022, Greqia ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Lulzim Cakës në Shqipëri.

Lulzim Caka, është një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës, i akuzuar për disa vrasje dhe i dënuar me 25-vite burg i është drejtuar për “prishje të vendimeve” Gjykatës Kushtetuese në dt. 19.12.2012, Gjykatës së Apelit në Vlorë në dt.28.04.2015 dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në vitin 2017.

Gjykata e Apelit Vlorë, në 19 Dhjetor të vitit 2012, e dënoi Cakën me 25 vjet heqje lirie për veprat penale të “vrasjes me dashje”, “vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Ngjarja për të cilën u dënua Caka ka ndodhur në muajin Mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë.

Ai u arrestua në Berat. Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xhevahir Çela, mbeti i vrarë. Pas kësaj ngjarjeje, Lulzim Caka akuzoi shtetin që dha urdhër për eliminimin e tij, ndërsa nga hetimet rezultoi se Lulzim Caka i njohur ndryshe si “i forti” i Beratit kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij. Lulzim Caka do të mbahet mend për sfidat e tij ndaj drejtësisë shqiptare. Ai u arrestua dhe më pas u lirua për mungesë provash disa herë.

Si arriti të fitonte lirinë Lulzim Caka?

Lulzim Caka i shpëtoi qëndrimit në qeli falë një mbrojtje të mirë që i është ofruar por edhe “ping-pongut” që bënë një sërë gjykatash, mes të cilave rrugën e lirisë ia hapi Gjykata e Lartë për rishikim vendimi, më tej Gjykata Kushtetuese dhe për “t’i vënë vulën” edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Caka u soll në Shqipëri me një marrëveshje ekstradimi me Italinë në vitin 2003 dhe pas 16 viteve burgim atij iu konsideruan të shlyera 25 vitet e dënimit. Lirimi i Lulzim Cakës në korrik të vitit 2019 solli shkarkimin e drejtorit të burgut në Kosovë të Lushnjës dhe juristit të institucionit, ndërsa nisi një hetim për gjyqtarin që dha vendimin e lirimit të Lul Cakës. Ky i fundit u shpall sërish në kërkim policor me arsyen se lirimi i tij ishte bërë padrejtësisht dhe se duhet të kthehej në qeli për të shlyer vitet e dënimit.  

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?