AKTUALITET

Si e kthyen komshien në ‘shtrigën’, që la djemtë beqarë

Piranjat Përditësimi i fundit 13 December 2025, 10:07

Si e kthyen komshien në ‘shtrigën’, që la djemtë

Shumica e njerëzve nënqeshin përballë magjisë. Dikush e konsideron çmenduri, dikush tjetër bën shaka me rrëfenja të tilla, por ka edhe nga ata që e marrin tepër seriozisht, madje aq sa frikësohen. Dhe sa herë që gjërat nuk i ecin siç duhet, dyshimi i parë është se dikush “u ka bërë keq”.

Dhe siç të gjithë e dimë, thuajse gjithmonë ato që bëjnë keq me magjitë e tyre janë femrat…

Për këtë arsye jemi sonte në Zvirinë të Korçës. Kemi bërë 145 kilometra për të zgjidhur një konflikt që po degradon çdo ditë e më shumë mes kushërinjve, një konflikt që, në mënyrën më absurde, ka nisur nga… magjia. Një magji aq e fuqishme, sa të bën të përplasesh me makinë dhe, mbi të gjitha, të mbetesh beqar.

Personazhi kryesor i kësaj historie me magji dhe demonë është Ana. Mos e shikoni kështu të qetë dhe gazmore, sepse Ana është “magjistarja” më e famshme e zonës, e cila jo vetëm paska lënë një 27-vjeçar pa martuar, por për më tepër, sipas akuzave, me forcën e saj djallëzore paska shkaktuar edhe një aksident — edhe pse fizikisht ishte shumë larg vendngjarjes.

Si ndodh shpesh, familja që mendon se i kanë bërë magji shkon tek fallxhorja, dhe filxhani ka nxjerrë një “A”. Kushërinjtë kanë drejtuar menjëherë gishtin tek A-ja më potenciale e zonës. Por akuzat se “po lë djemtë pa martuar” nuk mbarojnë këtu, pasi Ana po përballet edhe me presione e kërcënime nga kushërinjtë, përfshirë edhe burrat — duke krijuar probleme serioze për fëmijët e vegjël të saj.

Se djemtë e Zvirinës qenkan në krizë nga magjitë e Anës “e tregon” edhe numri i martesave që ulet vit pas viti — një krizë që, sipas tyre, ka prekur edhe lokalet e dasmave që po falimentojnë. Ndërkohë, ne rikthehemi tek thelbi: të largojmë magjinë që paska lënë Kostën beqar.

Ndaj le t’i përvishemi punës për të hequr magjinë e zezë që, sipas familjes, e ka lidhur Kostën. Por më parë duhet të kuptojmë llojin e magjisë. Çdo përpjekje e jona rezultoi e kotë, pasi nëna e 27-vjeçarit, zonja Lumturie, ishte e bindur se Ana i ka bërë magji, e para, për ta bërë të aksidentohej; e dyta, për ta lënë pa martuar.

Dhe e gjitha kjo histori e çuditshme ka nisur… nga tre kokrra vezë të gjetura në arën e familjes së kushëririt.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?