“Tërhiqu dhe dorëzohu”/ Media italiane: Si po i mbyll sytë Perëndimi ndaj demokracisë në Shqipëri?
Media italiane Linkiesta e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një mobilizim qytetar që shkon përtej protestave mjedisore...
Media italiane Linkiesta e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një mobilizim qytetar që shkon përtej protestave mjedisore...
Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, duke u përqendruar te masat e reja...
Një 60-vjeçar është plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa autori i dyshuar ësht&e...
Karabinierët kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Ferdinant Hoti, 35 vjeç, pa vendbanim t&...
Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare Al Jazeera, e cila ka pasqyruar tensi...
Trej hajdutë bakri dyshohet se shkaktuan shpërthimin vdekjeprurës ku humbën jetën gjashtë persona. Të tre janë identifi...
Kimi Antoneli po ndjek një rrugë që i përket vetëm atij. Ai u shmanget krahasimeve, si atyre më të natyrshme me idhullin e ti...
Një ngjarje tragjike ka tronditur Indonezinë, ku një 24-vjeçare humbi jetën pasi u sulmua nga një krokodil gati pesë metra ...
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së enjtes në Kapadokia të Turqisë, ku një nga formacionet karakteristi...
Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga ambientet e paraburgimit, duke sqaruar se lëvizja drejt Institucioni...
Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, ku deri në orën 20:00 të mbrëmjes së 27 gushtit janë raportuar 8 vatra zjarri. Sipas ministrisë, 5 vatra mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje, ndërsa 1 është shuar plotësisht.
Për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat operacionale vendore dhe qendrore, përfshirë MZSH-në, Forcat e Armatosura, ADZM/AZM, shërbimin pyjor, Policinë e Shtetit, strukturat bashkiake dhe vullnetarë. Në mbështetje të ndërhyrjeve tokësore janë aktivizuar edhe 2 helikopterë të Forcave të Armatosura.
Në Malin e Dajtit, pas riaktivizimit të tre vatrave, janë angazhuar 20 forca zjarrfikëse dhe të AZM-së, të mbështetura nga një helikopter i FA. Ndërhyrja vijon në terren të vështirë, ndërsa vatra mbetet aktive.
Angazhimi më i gjerë tokësor është regjistruar në qarkun Dibër.
Në Qafë të Helmës kanë operuar 27 forca, konkretisht 8 nga MZSH Bulqizë, 9 nga shërbimi pyjor dhe 10 vullnetarë. Ekipet kanë punuar për izolimin e flakëve përmes pritave dhe pompave të shpinës.
Në Vajkal janë angazhuar forcat zjarrfikëse, 4 forca pyjore, 5 efektivë të Policisë, 6 forca bashkiake, 13 të sektorit të shërbimit dhe 13 vullnetarë. Për shkak të erës, operacioni është mbështetur edhe nga një helikopter i FA.
Në Sllatinë, Dibër, po punojnë 10 zjarrfikës, 4 forca të ADZM-së, 5 forca të njësisë administrative dhe 7 vullnetarë. Për shkak të terrenit të thyer malor, ekipet kanë lëvizur me mjete 4×4, ndërsa ndërhyrja është mbështetur gjithashtu nga një helikopter i Forcave të Armatosura.
Në Arrmollë janë angazhuar 4 forca dhe një autobot uji, duke bërë të mundur normalizimin e situatës dhe eliminimin e rrezikut për banesat përreth.
Në Ungrej të Lezhës, për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dy automjete zjarrfikëse me 7 forca operacionale, 6 forca bashkiake dhe 4 vullnetarë. Ndërhyrja ka përfunduar me shuarjen e plotë të vatrës.
Ndërkohë, në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit vijojnë të mbahen nën mbikëqyrje, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.
Një ngarkesë prej më shumë se gjysmë ton kokainë, një zinxhir shoferësh rumunë të kontraktuar për transpo...
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi të mërkurën që të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror t&eum...
Ergys Agasi, i arrestuar një ditë më parë pas disa muajsh në kërkim, do të dalë nesër para Gjykatës së Po...
35-vjeçari Korado Gështënja, i kërkuar nga SPAK për dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës ësht...
Një zjarr masiv ka përfshirë sërish vendgrumbullimin e mbeturinave në Kameras të Fushë-Krujës, duke shkaktuar një s...
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Fushë-Krujë–Borizanë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën. Sipas t...
Hetimet për email-et kërcënuese që kanë shkaktuar alarm për bombë në disa institucione të rëndësishme n&e...
Një hetim i kryer në muajin Gusht 2026 nga oficerët e Komisariatit Nr.6 dhe prokuroria e Tiranës, ka zbuluar një skenar vjedhje të...
53-vjeçari shqiptar në Rodopi ka pranuar se vrau bashkëshorten e tij 44-vjeçare. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i trupit të viktim&eum...
Policia greke ka zbardhur atentatin me eksploziv të planifikuar në janar 2026 ndaj një biznesmeni greko-amerikan në Lefkada, duke arrestuar ...