Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

Si po na vjedh Bashkia e Tiranës me taksat

P
Piranjat16 July 2026, 08:52 · 1 min lexim

Një shqetësim është ngritur në rrjetet sociale lidhur me detyrimet për taksat vendore në Bashkinë e Tiranës. Qytetarë pretendojnë se në portalin e-Albania u janë shfaqur detyrime të reja, megjithëse, sipas tyre, të gjitha taksat janë paguar në kohë dhe sipas shumave të njoftuara më parë.

Në një postim të publikuar online, bëhet thirrje që të gjithë të kontrollojnë llogaritë e bizneseve të tyre në e-Albania, me pretendimin se Bashkia e Tiranës ka bërë një rivlerësim të taksave vendore.

Sipas pamjeve të publikuara, rezultojnë detyrime për vitet 2025 dhe 2026, ku përfshihen tarifa pastrimi, taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, si edhe kamatëvonesa dhe gjoba për vonesa në likuidim. Totali i detyrimit në rastin e publikuar arrin në 108,760.69 lekë.

Si po na vjedh Bashkia e Tiranës me taksat

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.